Flash

Video/ Villareal prish finalen angleze: shtyllat lejojnë hakmarrjen e Emery: De Gea e fati bllokojnë përmbysjen e Romës

Lapsi.al 6 May 2021
Video/ Villareal prish finalen angleze: shtyllat lejojnë hakmarrjen e

Manchester United, ashtu si ishte parashikuar dhe Villareal, rezistent në strofkën e Gunners, janë finalistët e Europa League. Nëndetësja e Verdhë është ajo që prish finalen e dytë angelze këtë sezon të dy kompeticioneve UEFA. 0-0 në Emirates përballë Arsenal dhe avancim falë 2-1 të ndeshjes së parë. United humbet 3-2 në shtëpinë e Romës, por 6-2 i ndeshjes së parë kishte lënë pak hapësirë për shpresë.

ROMA - MANCHESTER UNITED 3-2

Kualifikimi ishte objektivisht i pamundur dhe në fakt rikuperimi i bujshëm për të arritur në finalen e Europa League nuk i doli Romës, që pas 2-6 në Old Trafford, luajti një ndeshje me ritëm të lartë në Olimpico duke trembur Manchester United, kur dukej e pamundur. Djajtë e Kuq të Solskjaer megjithatë fluturojnë në aktin e fundit në Gdansk, në përpjekje për të përsëritur suksesin e disa sezoneve më parë të nënshkruar nga trajneri i ardhshëm i verdhekuqve José Mourinho. Një sfidë e vështirë për t’u interpretuar në mënyrën e duhur duke pasur parasysh hendekun e ndeshjes së parë dhe në fakt në minutat e para Roma u përpoq të ndizte shpresën duke përfituar nga nisja e qetë e United. Ekipi i Fonsecas, megjithatë, shfaqi defektet e kohëve të fundit, duke krijuar shumë mundësi për gol, por pa kapitalizuar përpara De Geas. Portieri spanjoll ndaloi Mancini dhe Mkhitaran në minutën e 4', pastaj u përsërit ndaj Pellegrinit e Karsdorp. Diferencën e bëri ftohtësia para porte e në minutën e 39 Cavani cau në mes mbrojtjen verdhekuqe duke mundur Miranten. Në pjesën e dytë skenari i ndeshjes - argëtues dhe plot ritëm, por shumë pak taktikë - nuk ndryshoi. Ajo që ndryshoi rrënjësisht ishte krenaria e verdhekuqve. Në harkun e tre minutave, në fillim Dzeko me kokë dhe më pas Cristante, me një diagonale në hyrje të zonës, përmbysën rezultatin. Roma shkoi pranë golit të tretë, por De Gea bën mrekullinë në dy raste. Situata u bë e pakthyeshme kur Cavani shënoi edhe golin e dytë personal, duke barazuar rezultatin. Në çerekorëshin e fundit ka kohë edhe për golin e tretë të të riut Zaleëski, një arsye tjetër për keqardhje për një ndryshim - në ekuilibër - të përbërë nga pritjet dhe cinizmi.

ARSENAL - VILLAREAL 0-0

Dështon operacioni i rikuperimit të Arsenalit dhe Villarreal feston mundësinë e ngritjes në qiell të Europa League: përfundon 0-0, ekipi i Artetas përshëndet kompeticionin me shumë hidhërim. Në Emirates Stadium nis nga 2-1 i fituar në shtëpi nga spanjollët dhe në fillim të ndeshjes duket se ajnë ata më të rrezikshmit. Leno bllokon tentativën e Chukwueze dhe më pas një goditje e lirë e Parejos frikëson londinezët. Në mesin e pjesës së parë, Aubameyang pati rastin më të mirë, por u ndal nga shtylla, edhe pse në të vërtetë miqtë nuk treguan ndonjë frikë ndaj një ekipi që në letër ndoshta ka dicka më shumë kualitet. Në pjesën e dytë, Gunners perceptojnë nga minuta në minutë nevojën për të bërë gjithmonë një përpjekje shtesë në kërkim të golit që do të vlente biletën për në Poloni, por ekipi i Emery dha vetëm në pak raste përshtypjen e lëkundjes, e jo më të rrëzohej. Holding u bë i rrezikshëm dy herë në anët e Rullit me goditje me kokë, ndërsa Aubameyang është fare pa fat i ndalur për herë të dytë nga shtylla. Sidoqoftë, barazimi mbeti i njëjtë deri në fund, me ndryshimin e vetëm të një doze më shumë nervozizmi: në finale në Gdansk shkon Villarreal, me meritë.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI