Flash

Një paund për... 374.000: tifozi i Liverpool fiton super bastin

Lapsi.al 6 May 2021
Një paund për... 374.000: tifozi i Liverpool fiton super bastin

Nuk mund ti besonte syve tifozi pesëdhjetë vjeçar i Reds, në kohën që ndiqte rezultatet e ndeshjeve që mungonin në biletën e tij. Basti klasik që bëhet për argëtim, ku vë bast një stërlinë dhe nuk luan vetëm 1-X-2, por edhe rezultatin e saktë të disa ndeshjeve. Në një moment të caktuar: disa rezultate u gjetën, tensioni u rrit, dhe në atë pikë bastvënësi i Liverpool, tifoz i Reds, filloi të kërkonte rezultatet e tjera.

Këtu filloi ëndrra, e cila përfundoi me fitoren në fund të Inter dhe Sporting Lisbonës, të cilat lejuan fitoren e bujshme: 374,000 paund. Po, të gjitha me vetëm 1 paund të investuar. Një fitore e paimagjinueshme, një nga ato që të ndryshojnë jetën, veçanërisht kur agjencia ka kontrolluar bastin dhe ka konfirmuar suksesin. Këto janë fjalët e tij: "Kur kuptova se basti ishte ende në lojë, fillova të shoh ndeshjet e tjera dhe nuk ishte e lehtë të ndiqja rezultatet nga e gjithë Evropa". Goditja klasike e fatit që vjen një herë në jetë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI