Flash

Juventus-Milan, në lojë Champions dhe e ardhmja e CR7 e Donnarummas

Lapsi.al 6 May 2021
Juventus-Milan, në lojë Champions dhe e ardhmja e CR7 e Donnarummas

Gjithcka ose asgjë. Të dielën në mbrëmje, në Stadium, Juventus dhe Milan do të luajnë sezonin. Në lojë është mbi të gjitha zona e Champions, por në sfondin e ndeshjes së madhe ka shumë më tepër. Përvec afërsisht 50 milionëve që do të garantonte një vend në katër të parët e kampionatit, sfida e Torinos në fakt mund të ndikojë gjithashtu në projektet, lëvizjet në merkato dhe ambiciet e dy klubeve: nga e ardhmja e CR7 dhe Donnarummas te fati i Pirlos dhe Piolit.

Juve-Milan nuk vlente kaq shumë që nga goli që nuk iu dha Muntarit. Një ndeshje për tu trajtuar me kujdes nga të dy palët. Duke parë renditjen, në Stadium luhen pikë shumë të rënda për Ligën e Kampionëve. Objektivi thelbësor për të dy shoqëritë, por për arsye të ndryshme.

Për bardhezinjtë, një sezon pa Champions do të ishte një dështim sportiv i vështirë për t’u menaxhuar. Si nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe teknike. Jashtë Evropës së madhe, në fakt, Juve rrezikon ti duhet të planifikojë të ardhmen e afërt dhe të ulë ndjeshëm investimet dhe pagat. Duke filluar me atë të Cristiano Ronaldos, i cili vështirë se mund të qëndronte në Torino pa Champions.

Diskutim i ndryshëm për Milan. Në këtë pikë të kampionatit, Champions League përfaqëson një pikë themelore për të ardhmen e kuqezinjve. Pas shumë investimeve, ky është sezoni që Elliott t'i japë konkretizim projektit dhe të kthehet në elitën e futbollit. Por edhe për kuqezinjtë dështimi për tu kualifikuar në Champions League mund të kushtojë shumë nga pikëpamja teknike. Me një vend mes të mëdhenjve të Europës do të jetë më e lehtë për të konfirmuar Gigio Donnarumman sezonin e ardhshëm.

Në fund, kapitulli i teknikëve. Juve-Milan, në fakt, do të jetë edhe ndeshja mes Pirlos dhe Piolit. Nga njëra anë, Maestro rrezikon pankinën sido të jetë, por e sigurtë se pa Ligën e Kampionëve nuk do të jetë më ai që do të drejtojë Juven e së ardhmes. Në anën tjetër, megjithatë, është një trajner që kërkon një rezultat të rëndësishëm dhe skena të reja për të demonstruar cilësitë e tij dhe për të ngritur stekën e kuqezinjve.

Paolo Valeri do të gjykojë Juventus-Milan, ndeshja e madhe e javës së 35 të Serie A potencialisht vendimtare për zonën e Champions League. Bilbili roman do të ndihmohet nga Giallatini dhe Peretti, me Calvarese te Var dhe Paganessi te Var.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI