Flash

Super League, Espn: Juve, Real, Milan e Barcellona rrezikojnë dy vjet përjashtim nga kupat

Lapsi.al 6 May 2021
Super League, Espn: Juve, Real, Milan e Barcellona rrezikojnë dy vjet

Mos braktisja e projektit të Super League mund t’i kushtojë Juventusit, Real Madridit, Milanit dhe Barcelonës një përjashtim dy-vjeçar nga Champions League dhe Europa League. Espn ka bërë të ditur se Uefa është e gatshme të merrte masa të ashpra disiplinore kundër katër klubeve 'rebele', në kohën kur presidenti i saj Aleksander Ceferin tashmë e ka bërë kërcënimin e tij: "Kushdo që vazhdon të përfshihet në Super League nuk do të jetë në gjendje të luajë në kompeticionet UEFA në të ardhmen".

Në dhjetë ditët e fundit, Uefa ka negociuar me klubet e tjera, që kanë dalë nga projekti, një dënim më të vogël, me qëllimin për të marrë një angazhim zyrtar për të mos ndryshuar mendim. Deri më sot, sipas burimeve pranë cështjes, organizmi drejtues i futbollit evropian ka gjetur një marrëveshje me shtatë klube: Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenhamm ndërsa është shumë pranë arritjes së marrëveshjes edhe me Interin.

Të katër klubet që janë ende pjesë e Super League besojnë se janë në një pozitë të fortë, pasi dokumentet origjinale të depozituara në Uefa dhe Fifa thonë se Super League i kërkoi "leje" për të organizuar garën dhe një "njohje" më shumë sesa një shkëputje nga organizata.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI