Flash

Festën e Inter e prish Zanetti: "Kemi probleme të rënda financiare"

Lapsi.al 5 May 2021
Festën e Inter e prish Zanetti: "Kemi probleme të rënda

Java e festës së titullit tek Inter nuk i fsheh problemet financiare që po kalon klubi zikaltër. Një thatësirë dhjetë vjecare e ndërprerë nga ekipi i Antonio Contes, që në mes të sezonit përjetoi një moment delikat me një shitje të dështuar. "Është e vërtetë që në mes të kampionatit klubi mund të ishte shitur - tha zv/presidenti zikaltër Javier Zanetti -. Interi ka kaluar dhe po kalon probleme serioze financiare, me një humbje prej më shumë se 102 milion euro. Duhet të përmirësohemi".

Titulli sigurisht që mund të ndihmojë, por Interit i duhet një kapërcim cilësor në menaxhimin e kompanisë dhe rezultateve në fushë jashtë Italisë: "Mund të duhen disa vjet për të gjetur ekuilibrin - pranoi Zanetti në La Nacion -. Situata është e komplikuar edhe me fitoren e trengjyrëshit, është e kotë ta fshehësh, por të paktën jemi të lumtur me suksesin”.

Një menaxhim më i kujdesshëm dhe pak normalitet është ajo që po kërkon Interi: "Do të jetë e nevojshme të rihapim stadiumet dhe vetëm kur normaliteti të kthehet do të jemi në gjendje të rritemi përsëri. Pasivi ynë është më i lartë se 102 milion euro për të cilat kam lexuar vërdallë. Nuk jemi të vetmit që kemi probleme, por është e vërtetë që duhet të përmirësohemi si shoqëri".

Në fund, në lidhje me dështimin e projektit Super League, në të cilën Interi ishte një nga 12 klubet themeluese: "Një ide që nuk zgjati shumë, përgjigja u dha nga tifozët. E jo vetëm nga tifozët e 12 ekipeve themeluese, por të gjithë të apasionuarit ndaj futbollit. Ishte një gabim dhe duhet të mësosh nga gabimet. Ky ishte një gabim, pa dyshim, por sigurisht që do të ndihmojë FIFA, UEFA dhe të gjitha organet kryesore të futbollit, së bashku me klubet, të bashkohen dhe të përpiqen të gjejnë mënyra alternative për të përmirësuar botën e futbollit".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI