Flash

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Video/ Mahrez shkatërron PSG: finalja e parë historike e Champions për City

Lapsi.al 4 May 2021
Video/ Mahrez shkatërron PSG: finalja e parë historike e Champions

Manchester City është finalisti i parë i Champions League 2020/21. Anglezët, të fortë nga 1-2 në ndeshjen e parë, gjithashtu fitojnë në shtëpi kundër PSG, të udhëhequr nga një Mahrez i pandalshëm. Algjeriani e zhbllokoi ndeshjen pas 11’ dhe e mbylli në kundërsulm në pjesën e dytë (63’). Kartoni i kuq i Di Marias shuajti çdo shpresë për një rikthim të parisienëve. Finalja e parë historike e Kupës me Veshë të Mëdhenj për City, që tani është duke pritur fituesin midis Chelsea dhe Real Madrid.

Kështu, Pep Guardiola shkruan një faqe tjetër të historisë së futbollit. Në sezonin e tij të pestë në Manchester, trajneri katalanas më në fund arriti të drejtojë Citizens në finalen më të lakmuar, duke u kthyer në skenën më të rëndësishme pikërisht 10 vjet pas herës së fundit, kur Barça e tij përfundoi triumfuese kundër Manchester United. E bëri me një ndeshje të përsosur taktikisht, duke rrezikuar shumë pak kundër një PSG në disa raste edhe mjaft të vrullshëm, edhe pse kurrë me të vërtetë i rrezikshëm, duke mbyllur çdo hapësirë në mënyrë të përsosur dhe më pas duke qenë vdekjeprurëse në fushë të hapur.

Shpejtësia dhe paparashikueshmëria e Foden dhe Mahrez, regjia e avancuar e De Bruyne, suportimi i çmuar i Fernandinhos dhe qëndrueshmëria e Ruben Dias ishin çelësat e një mbrëmje magjike. Nga ana tjetër, Parisi kishte shumë dëshirë, por nuk ishte shumë i brilant. Pa Mbappé (90' minuta në stol pas dëmtimit) ekipi i Pochettinos u gjend i humbur dhe pa pikë referimi. Me një Icardi totalisht jashtë kontekstit, një Neymar dhe Di Maria nervoz dhe jo preciz, detyra e përmbysjes së disfatës së ndeshjes së parë shpejt u dëshmua e pamundur. E në finalen e Stambollit shkon City i Guardiolës që pret nëse do të luajë një derbi anglez, apo do të jetë vetëm përballë armikut të vjetër të katalanasit Pep.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

4°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI