Flash

"Do të luftoja deri në vdekje për të": Lukaku i çmendur pas Contes

Lapsi.al 4 May 2021
"Do të luftoja deri në vdekje për të": Lukaku i

Festa për titullin e 19 të Inter nuk ndalet as festa e Romelu Lukakut, i cili pasi u ekzaltua me tifozët në rrugët e qytetit u shfaq në programin televiziv 'La Tribune' për të folur në lidhje me marrëdhëniet e tij me Antonio Conten, arkitekti i vërtetë i triumfit zikaltër: "Unë do të luftoja deri në vdekje për të. Nuk ishte mundësia për të punuar së bashku tek Chelsea, por unë gjithmonë mendoja, pasi u largova nga Manchester United, se me të unë do të përmirësohesha me të vërtetë".

Dhe kështu ndodhi sepse sulmuesi belg, me mbi 20 gola këtë sezon, e ka pranuar vetë se ka përjetuar sezonin më të mirë të karrierës së tij, kurorëzuar nga një trofe: "Mendova se ishte 'tani ose kurrë'. Në karrierë mund të shënosh 500 gola, por nëse në fund nuk fiton është e kotë. Unë gjithashtu u përmirësova në lojën me shpinë nga porta falë punës me një makinë stërvitje që hedh topa mbi mua dhe unë duhet ti shpërndaj për shokët e mi".

Duke folur për stërvitjen, Big Rom zbuloi 'sekretin' e Contes: "Ai më tha qartë: "Nëse nuk punon në stërvitje, nuk do të luash". Në karrierë është gjithmonë thelbësore të takosh njerëz që janë të sinqertë me ty: u ka ndodhur kampionëve si Eto'o, Drogba, Henry ... ".

Në fund, në lidhje me festën nëpër rrugët e qytetit: "Mendova se do të ishte mirë të dilja me makinë dhe jam i lumtur që e bëra: jam i lumtur për të gjithë tifozët e Interit në botë, por edhe për ekipin, trajnerin, klubin, presidentin. Është sezoni më i mirë në karrierën time: shpresoj të hap një cikël me Interin".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI