FRIEDKIN: "MOU KAMPION, PROJEKTI AMBICJOZ" "Ne jemi të kënaqur dhe të ngazëllyer për të mirëpritur José Mourinho në familjen e AS Roma." E ka deklaruar këtë në një komunikatë për shtyp presidenti Dan Friedkin dhe zv/presidenti Ryan Friedkin. "José është një kampion i cili ka fituar trofe në çdo nivel dhe do të garantojë udhëheqje dhe përvojë të jashtëzakonshme për projektin tonë ambicioz - shtoni Friedkins - angazhimi i José përfaqëson një hap të madh përpara në ndërtimin e një mentaliteti fitues, solid dhe të qëndrueshëm në Klubin tonë" . "Kur José na dha disponueshmërinë e tij, ne menjëherë shfrytëzuam rastin për të folur me një nga trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave," tha Tiago Pinto, Drejtori i Përgjithshëm i Zonës Sportive. "U impresionuam nga dëshira e tij për të fituar dhe pasioni i tij për lojën e futbollit: për të nuk kanë rëndësi trofetë e fituar në karrierë dhe ai është gjithmonë i përqendruar për tjetrin. Ai ka njohuri, përvojë dhe lidership për të konkurruar në të gjitha nivelet. - shtoi drejtuesi portugez - Jemi të vetëdijshëm se sa kohë, durim dhe njerëzit e duhur në vendin e duhur duhen për të ndërtuar një projekt të suksesshëm sportiv. Ne jemi padyshim të bindur që José do të jetë trajneri i përsosur për ekipin tonë, si në projektin afatshkurtër ashtu edhe afatgjatë. Të gjithë së bashku, me vizionin dhe ambicjen e Dan dhe Ryan, ne do të ndërtojmë bazat e një Rome të re".? ??????????
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 4, 2021
L’#ASRoma è lieta di annunciare che José Mourinho sarà il nuovo Responsabile Tecnico della Prima Squadra a partire dalla stagione 2021-22! pic.twitter.com/Brko17N56B
MOURINHO: "DAJE ROMA" “Falënderoj familjen Friedkin që më zgjodhi mua për të drejtuar këtë klub të shkëlqyer dhe që më bënë pjesë të vizionit të tyre. Pasi diskutova me pronarët dhe me Tiago Pinton, menjëherë kuptova se sa e lartë është ambicia e këtij klubi. Kjo aspiratë dhe kjo shtytje janë të njëjtat që gjithmonë më kanë motivuar dhe së bashku duam të ndërtojmë një rrugë fituese në vitet që vijnë. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi të pranoj punën dhe mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, i uroj fatin më të mirë Paulo Fonsecas dhe i kërkoj medias të kuptojë se unë do të bëj deklarata vetëm në kohën e duhur. Daje Roma! @Asroma ".“Dopo essermi confrontato con la proprietà e con Tiago Pinto ho capito immediatamente quanto sia alta l’ambizione di questa Società. L'incredibile passione dei tifosi della Roma mi ha convinto ad accettare l’incarico. Daje Roma!”.
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 4, 2021
? ????́ ????????