Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Video/ Asani nxjerr në krye Partizanin: super-gol i sulmuesit, Apolonia dorëzohet 15 minuta nga fundi

Lapsi.al 3 May 2021
Video/ Asani nxjerr në krye Partizanin: super-gol i sulmuesit, Apolonia

Partizani rikthehet në krye të klasifikimit, me fitoren minimale por shumë të rëndësishme kundër Apolonisë, kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund të kampionatit. Të kuqtë kanë dominuar ndeshje, por kanë thyer rezistencën e Harizajt e të tjerëve vetëm 15 minuta nga fundi, në një aksion brilant që përfshiu gjithë ofensivën e Dajës të finalizuar nga Asani, në golin e nëntë në kampionat.

Në Elbasan Arena, kryeqytetasit, me një sy në Loro Borici ku luhej përplasja Vllazia-Teuta, kishin shansin më të mirë, duke luajtur përballë vendit të fundit të renditjes, që e ka mbyllur historinë me Superioren. E megjithatë skuadra e Camaratës përdori gjithcka kishte në zotërim për tia bërë të vështirë të kuqve, duke ia arritur edhe falë performancës pozitive të Harizajt, në lartësinë e situatës në të paktën 3-4 raste në pjesën e parë. Cinari, Asani por edhe Junior vunë në provë reflekset e numrit 1 fierak, ndërsa në të vetmin rast që Apolonia u pa rrezikshëm në anët e Hoxhës ishte në minutën e 27 në konkluzionin e Mihanas.

Kryeqytetasit rritën presionin në pjesën e dytë, duke e patur të qartë se një rezultat tjetër përvec fitores do të ngjante me një rast të madh të humbur, me pikë që do ti kushtonin renditjes. Flagrant rasti i minutës së 52, kur Çinarit iu mohua goli nga ndërhyrja e vendosur e Harizaj, ndërsa në vazhdimin e aksionit, Bardhi u ndal nga shtylla. Gjërat u thjeshtuan vetëm në minutën e 75 në një aksion që përfshiu të gjithë ofensivën e Dajës: spond me kokë i Junior për Cinarin, që me të parën shërbeu për Asanin. Nuk ganoi përpara portierit sulmuesi, duke shënuar golin që i dha Partizanit kryesimin. Meriton komplimenta Apolonia, që luan me dinjitet e fair play pavarësisht asaj që reflekton renditja...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI