Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

"Penalltinë u habita që nuk e goditi Mazrekaj, kemi lënë 12 pikë": Duro 'pickon' kosovarin e heq 'qafe' Nwubuezen

Lapsi.al 3 May 2021
"Penalltinë u habita që nuk e goditi Mazrekaj, kemi

"Patëm edhe fat që kaluam shpejt në avantazh. Të katër ndeshjet e fazës së fundit, duhet t’i fitonim. Skuadra ka luajtur mirë. Ka pasur momente të mira, por ka pasur edhe situata të tilla si sot, që duhet të menaxhosh mënyrën e lojës. Jemi skuadër që me kundërshtarët jemi superiorë. Ndaj Partizanit kemi bilanc shumë pozitiv, ashtu si dhe me Vllazninë, Teutën". Shpëtim Duro është i kënaqur nga fitorja 2-0 ndaj Kukësit dhe bën llogaritë e parakalimit ndaj kryesuesve, duke konsideruar bilancet pozitive në ndeshjet direkte.

Ajo që në fakt kurbinasit kanë problem janë skuadrat e vogla: "I qaj pikët që kemi lënë me Kastriotin, Skënderbeun dhe Apoloninë, kemi lënë afro 12 pikë. Kjo është arsye pse e vuaj Nuabuezen. Të kishte qenë 100% ai t’i zgjidhte këto ndeshje. Harmon e ka justifikuar veten, por nuk është finalizues si Nuabueze".

E duke u ndalur tek amerikani, aventura e tij në Lac ka përfunduar. Vetëm një vit pasi bardhezinjtë mendonin ta transferonin për shumën e 500 mijë euro, sulmuesi në një sezon për tu harruar lihet i lirë për shkak të problemeve shëndetësore: "Nuabueze nuk është më pjesë e jona. Ka prerë biletën për në Amerikë, nuk është pjesë e skuadrës. Nëse do të ishte ai, jam i bindur që do të shënonte 20 gola, ka qenë një minus i madh mos prezenca e Nuabuezes në kampionat" u limitua të thotë Duro.

Tekniku ndërkohë nuk e ka fshehur se është befasuar kur penalltinë e ka goditur Lushkja, që në fakt ka qenë me fat sepse topi është grushtuar nga Xhika, përpara se ti kthehej sërisht në këmbë për të cluruar Duron në pankinë me golin e avantazhit: "Do e gjuante Mazrekaj, u çudita dhe unë, por nuk pranoi vetë, se kishte probleme këmbën. Në momentin që u dha penalltia tha nuk e godas, se kam këmbën”, përfundoi numri 1 i pankinës kurbinase.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI