Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

"Kemi fjalën tonë për të thënë" Florenzi paralajmëron City para gjysmëfinales së kthimit

Lapsi.al 3 May 2021
"Kemi fjalën tonë për të thënë" Florenzi

Në prag të kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, Alessandro Florenzi paralajmëron Manchester City: "Nëse luajmë siç bëmë në pjesën e parë, ne mund t'i mposhtim. Padyshim që do të duhet ta bëjmë për 90 minuta dhe nuk do të jetë e lehtë. Por jemi në gjendje ta bëjmë. Nuk do të kemi asgjë për të humbur, kështu që do ta luajmë".

Parisianët janë thirrur në cështje të rikuperojnë 1-2 e ndeshjes së parë dhe do të duhet të përsërisin shpërthimet e shfaqura ndaj Barcelonës dhe Bayern Mynih. "Ishte një ndeshje me dy fytyra. Një pjesë e parë shumë, shumë e mirë, dhe në të dytën humbëm ritmin - shtoi ish mbrojtësi i Romës -. Goli i tyre, pak me fat, na preu këmbët dhe nuk mundëm të luanim si do të donim. Shënuan një gol të dytë akoma më me fat, por asgjë nuk është e humbur ende. Kemi ende një fjalë për të thënë në kapitullin kualifikim".

Për përgatitjen nga pikëpamja mentale të një ndeshje të një rëndësie të tillë, italiani ka një ide tjetër. "Këto lloj ndeshjesh, për mendimin tim, sa më pak që t'i përgatisësh mendërisht, aq më mirë është. Nëse fillon ti mendosh 3-4 ditë më parë, mbërrin në fushë i rraskapitur. Ka ndeshje që përgatiten vetë, siç thuhet, e kjo është një nga ato. Ne do të shkojmë atje me shumë zemër, shumë krenari dhe një dëshirë të madhe për të bërë mirë. Të përpiqemi të bëjmë historinë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI