Flash

"Urrej të humbas edhe me vajzën time 3 vjeç": Bruno Fernandes tregon çfarë i bëjnë gruaja dhe i ati

Lapsi.al 1 May 2021
"Urrej të humbas edhe me vajzën time 3 vjeç": Bruno

6-2 me të cilin Manchester United asgjësoi Romën pati protagonist absolut Bruno Fernandes, autor i dy golave e dy asist. Portugezi mund t’i ketë kushtuar shumë United, por padyshim që po i dëmshpërblen 80 milionë eurot e shpenzuara një më një. Ish-mesfushori i Novaras, Udineses dhe Sampdorias është në fakt shënuesi më i mirë (26) dhe asistuesi më i mirë sezonal (16) i ekipit Solskjaer dhe rezultoi pothuajse gjithmonë i pakapshëm për mbrojtësit e Paulo Fonsecas. Edhe pse dikush nuk merret fare me arritjet e tij, por vetëm me gabimet.

Po, sepse të jesh futbollist ndërkombëtar nuk do të thotë shumë nëse, nga ana tjetër, në shtëpinë tënde të ngacmojnë edhe për gabimin më të vogël. Bruno Fernandes e shpjegoi qartë motivin e vazhdimësisë së jashtëzakonshme të: "Urrej të humbas, ndaj gjithçkaje. Edhe me letra. Disa ditë më parë po luaja me vajzën time të vogël. E nganjëherë mendoj se duhet ta lë të fitojë. Nuk e bëra dot. Ajo është vetëm tre vjec dhe gruaja ime nxehet shumë. Edhe në Portugali, kur familja bashkohet në Krishtlindje, nuk duroj të humbas në bingo”. Një mentalitet që për një futbollist është një dhuratë nga perëndia dhe që buron nga mënyra sesi të gjithë në shtëpi janë shumë kritikë ndaj tij.

"Unë mendoj se është më e fortë se unë, por që vjen nga një familje në të cilën të gjithë, gjithmonë, kanë gjykuar ndeshjet e mia duke i vënë në sitë. Vetëm nëna ime, çfarëdo që të ndodhë, më thotë se unë kam qenë i mirë. Gruaja ime është shumë e ashpër. Numëron pasimet që gaboj dhe topat që humbas, ndërsa babai im pas Neëcastle më dërgoi një mesazh duke më uruar për golin, por duke më ftuar të bëja kujdes me penalltitë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI