Flash

Juve-Milan, pa kampionët e tyre: 10 lojtarë mund të humbasin sfidën-Champions

Lapsi.al 1 May 2021
Juve-Milan, pa kampionët e tyre: 10 lojtarë mund të humbasin

Fillimisht duhen kapërcyer pengesat e radhës, përkatësisht Udinese dhe Benevento, por mendimet janë tashmë të gjitha në super-sfidën Juventus-Milan që do të vendosë fatet evropiane të dy skuadrave. Janë 10 lojtarë që rrezikojnë të humbasin 'playoff-in' e Ligës së Kampionëve më 9 maj, por lufta është aq e ashpër sa Pirlo dhe Pioli nuk mund ti lejojnë vetes shumë llogaritje. Në shtëpinë e Juventus, një karton i verdhë do të detyronte Ronaldon, Bonuccin, De Ligt dhe McKennie të ndaleshin, ndërsa te Djalli janë Calhanoglu, Hernandez, Rebic, Saelemaekers, Castillejo dhe Dalot që rrezikojnë të shikojnë ndeshjen e madhe para TV.

Juve dhe Milani udhëtojnë krah për krah në kuotën e 66 pikëve, njësoj si Napoli dhe dy më pak se Atalanta e vendit të dytë. Por ndërsa dy të fundit janë në rritje dhe mund të mbështeten gjithashtu në një kalendar më dashamirës, dy emrat e mëdhenj të futbollin italian po luftojnë fort dhe duhet gjithashtu të ruhen pas shpine nga Lazio. Tri pikët kundër Udineses dhe Benevento bëhen kështu të detyrueshme para sfidës së madhe në Allianz Stadium: kush humbet është praktikisht jashtë luftës në Ligën e Kampionëve dhe duhet të kënaqet me Ligën e Evropës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI