Flash

I kanë dhënë një ilac që nuk rekomandohet për zemrën: raporti mjekësor fundos mjekët e Maradonës

Lapsi.al 1 May 2021
I kanë dhënë një ilac që nuk rekomandohet për

"Sjellje joadekuate, e pamatur dhe e mangët". Është ky një nga konkluzionet e komisionit ndërdisiplinor të thirrur nga Prokurori i Përgjithshëm i San Isidro për të hedhur dritë mbi vdekjen e Diego Armando Maradona, që ndodhi më 25 nëntor 2020, në moshën 60 vjeç, për shkak të një arresti kardiak në një shtëpi në lagjen San Andrés, në Tigre. "Maradona - shkruan dokumenti i botuar në shtypin argjentinas - "do të kishte një shans më të mirë për të mbijetuar nëse do të ishte shtruar në një qendër shëndetësore polivalente".

Prokuroria ka ngritur një komision ndërdisiplinor për të kuptuar nëse do të kishte qenë e mundur të shmangej vdekja e yllit të futbollit botëror. Punimet, që filluan në 8 mars, prodhuan një dokument me 70 faqe, i përbërë nga 13 pika, dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të San Isidro, John Broyad. Hetimi u koordinua nga prokurorët Patricio Ferrari, Cosme Iribarren dhe Laura Capra. Janë shtatë persona pozicioni i të cilëve është komplikuar pas vdekjes së Pibe de oro. Në krye të dosjes janë emrat e neurokirurgut Leopoldo Luque dhe psikiatres Agustina Cosachov, mjekëve që mjekuan ish-futbollistin. Pesë punonjësit e tjerë shëndetësorë të akuzuar janë psikologu Carlos Daniel "Charly" Díaz, infermieret Dahiana Gisela Madrid dhe Ricardo Omar Almiron, mjeku që koordinoi shtrimin në shtëpi për Sëiss Medical, Nancy Forlini dhe infermieri që kishte një rol koordinatori, Mariano Perroni.

Dokumenti shpjegon se si Maradona "ishte një pacient kompleks me patologji të shumëfishta dhe që nuk ishte në përdorim të plotë të aftësive të tij mendore në kohën e daljessë fundit nga spitali". Sipas ekspertëve, "shenjat e rrezikshme për jetën të shfaqura nga pacienti u injoruan ndërsa Maradonës nuk i ishin garantuar kontrolle dhe ndihmë korrekte nga pikëpamja mjekësore, infermierore dhe terapeutike me kalimin e kohës dhe formës". Maradona iu dha gjithashtu "një ilaç që nuk është sugjeruar për pacientët me sëmundje të zemrës. Nuk mund të përjashtohet - shpjegon dokumentin - që ilaçi kishte një ndikim në rezultatin fatal".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI