Flash

"Vendi i parë nuk ndryshon asgjë": Daja tregon si mundi Apoloninë "me 5 sulmues në fushë"

Lapsi.al 3 May 2021
"Vendi i parë nuk ndryshon asgjë": Daja tregon si mundi

"Kemi bërë gjithçka për ta fituar lojën. Mund të kishim shënuar më përpara, për të gjetur qetësinë dhe për të shënuar më shumë gola në fitore. Vuajtëm, krijuam dhe morëm 3 pikët shumë të nevojshme në këto javë që po shkojnë drejt fundit". Ilir Daja nuk e fsheh dot entuziazmin për faktin se është për herë të parë në këtë sezon i vetëm në kryeq të klasifikimit. Fitorja me Apoloninë, 1-0 por mjaftueshëm sa për të kapërcyer Teutën në renditje, e ka bërë teknikun e të kuqve të mos ndjejë aspak, të paktën me fjalë, presionin e të qenit i pari, pesë javë nga fundi.

"Ne kemi qenë gjatë gjithë kohës aty, pavarësisht se nuk kemi qenë asnjëherë vetëm në krye, që nga fillimi i kampionatit kemi qenë prezent, dhe nuk do të ndryshojë asgjë, pozicionimi në vendin e parë" sqaroi tekniku, që ka shpërthyer gjithë ankthin e tij në minutën e 75 kur Asani arriti të mposhtë rezistencën e Apolonisë dhe portierit Harizaj.

Për të mundur Apoloninë e për të mos lënë pikë kundër skuadrës që mbyll renditjen, Daja i provoi të gjitha, ashtu si tregon vetë pas ndeshjes: "Kemi qenë gjatë gjithë kohës me 5 sulmues në lojë, kemi përdoruar gjithë potencialin tonë. Kemi krijuar. Nëse ekipet mbyllen mbrapa dhe t’i nuk krijon, duhet gjetur një zgjidhje tjetër, por kur krijon do të thotë që edhe në atë mbrojtje të ngjeshur kemi ditur të penetrojmë" përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI