Flash

Special One i jep efektet tek Roma pa ardhur: çmendet në Bursë titulli verdhekuq

Lapsi.al 4 May 2021
Special One i jep efektet tek Roma pa ardhur: çmendet në Bursë

Mjaftoi vetëm njoftimi për ardhjen e José Mourinhos për t'i bërë aksionet e AS Roma të ngriheshin në qiell në Piazza Affari. Pas zyrtarizimit të befasishëm të mbërritjes së Special One për sezonin e ardhshëm, në fakt, titulli verdhekuq regjistroi menjëherë + 22,35% me 0,322 €. Një rritje tronditëse që çoi në një ngrirje të përkohëshme për shkak të ndryshimit të papritur të çmimit.

Një reagim i rëndësishëm ai i tregjeve, që nënvizon besimin në ambicjet e Romës pas goditjes në pankinën verdhekuqe e lë të kuptohet një optimizëm të madh për operacionin. Fillimin e një kapitulli të ri për familjen Friedkin.

Por nuk mbaron me kaq. Ndërkohë, në fakt, pas njoftimit të bujshëm të Mou tek Roma, kanë mbërritur edhe reagimet e para të tifozëve në mediat sociale dhe specialistëve. "Ai është një trajner me prestigj të madh dhe përvojë të madhe. Dhe mbi të gjitha ai është një trajner që e njeh mirë Italinë. Kështu që gjithçka është shumë më e lehtë", shpjegoi Fabio Capello. "Roma është një vend i vështirë, por ai në situata të tilla ekzaltohet - shtoi ish-trajneri i Romës, Real Madrid, Milan dhe Juventus -. Unë shpresoj për tifozët e Romës që ai të bëjë ashtu si bëri me Inter."

"Ndërkohë, më vjen shumë keq për Fonsecan - deklaroi Renzo Ulivieri -. Ai tregoi se ishte një trajner shumë i mirë. Por ndodh edhe kështu, i urojmë mirëseardhjen Mourinhos me shpresën se ai mund të bëjë mirë, tifozeria romane ka nevojë për këtë - shtoi presidenti i Assoallenatori -. Operacioni i marketingut? Nëse do të ishte vetëm kjo do të ishte një zgjedhje e gabuar. Kanë bërë edhe vlerësime teknike. Mourinho në fazë rënie? Trajnerët nuk kanë rënie, është futbolli ai që ndryshon - vazhdoi ai -. Futbolli i sotëm nuk është ai që ishte 8 dhe 10 vjet më parë, dhe Mourinho duhet të vlerësohet në dritën e futbollit të sotëm".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI