Flash

"Arbitri më tha 'ik q*u'": Kuipers fyen Verratin në Champions, asnjë hetim nga Uefa

Lapsi.al 5 May 2021
"Arbitri më tha 'ik q*u'": Kuipers fyen Verratin

"Arbitri më tha 'fuck you'. Nëse do ta thoshim, ne do të na skualifikonin për dhjetë ndeshje!". Akuza e Marco Verratti kundër Bjorn Kuipers, disa minuta pas fishkëllimës finale të gjysmëfinales së Champions League, bëri xhiron e botës duke shkaktuar një stuhi të vërtetë, por, sipas asaj që raporton L'Equipe sot, Uefa nuk ka filluar asnjë hetim disiplinor për arbitrin holandez, i cili konsiderohet arbitri më i pasur në botë.

Arbitri i ndeshjes i akuzuar gjithashtu publikisht edhe nga Paredes dhe Herrera ("Në një moment tha 'ik q***ni.....', nuk mund ta pranojmë këtë"), në fakt zotëron disa aktivitete sipërmarrëse (ka vënë pasuri me një zinxhir supermarketesh) të cilat me kalimin e kohës i kanë lejuar atij të rrisë shumë pasuritë e tij personale.

Nuk është hera e parë që Kuipers përfundon në qendër të vëmendjes për ndonjë fjalë më shumë (mes tyre leksioni për Cristiano Ronaldon, "Bëhu i respektueshëm" dhe një tërheqje veshësh për Messin, "Kështu bën gjithnjë ti"), por është herën e parë ai akuzohet për fyerje të lojtarëve. Akuzë që megjithatë duket se po bie në vesh të shurdhër: UEFA në fakt mund të hapë një hetim në orët e ardhshme por, sipas të përditshmes franceze, nuk ekziston një vullnet i tillë nga ana e federatës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI