Flash

Vieri, Del Piero e De Rossi nisin studimet për trajner: nuk drejtojnë dot as në Serie A e as në Serie B

Lapsi.al 5 May 2021
Vieri, Del Piero e De Rossi nisin studimet për trajner: nuk drejtojnë

Pas muajsh leksionesh "virtuale", trajnerët e ardhshëm të futbollit u takuan për herë të parë në Coverciano. Mes "nxënësve", prapa bankave, ishin edhe Bobo Vieri, Alessandro Del Piero dhe Daniele De Rossi. Në mënyrë që të marrin kualifikimin e Uefa A si trajner, kandidatët që aspirojnë duhet të ndjekin 210 orë mësimdhënie për të hyrë në provimin kualifikues. Pasi të jetë marrë licenca, Del Piero, Vieri, De Rossi dhe kolegët do të jenë në gjendje të fillojnë karrierën e tyre të re në pankinë, por jo në Serie A dhe Serie B.

Licenca në fjalë, në fakt, lejon të diplomuarit të drejtojnë një ekip të moshash (përfshirë të rinjtë) dhe ekipet e para për meshkuj deri në Serie C, si dhe një ekip femrash, ose i lejon ata të mbulojnë rolin e trajnerit të dytë në Serie A dhe Seria B.

Mes ish-lojtarëve, që duan të bëhen trajnerë të ardhshëm, të pranishëm në sallën e Coverciano ishin edhe Abate, Balzaretti, Montolivo, Matri, Pazzini dhe David Pizarro.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI