Flash

"E mbani mend çfarë i ndodhi Barcelonës?": Ka shënuar 6 gola, por Solskjaer ende i trembet Romës

Lapsi.al 5 May 2021
"E mbani mend çfarë i ndodhi Barcelonës?": Ka

6-2 i ndeshjes së parë i jep Manchester United një farë besimi në pikëpamjen e ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Europa League kundër Romës. Problemet me tifozët në shtëpi nuk do t'i shpërqendrojnë Djajtë e Kuq në fushë edhe pse Solskjaer nuk e mohon se do të bëjë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen Old Trafford: "Do të bëjmë disa ndryshime, por nuk ndihemi që tani në finale - shpjegoi trajneri norvegjez në prag të ndeshjes në Olimpico -, Roma e ka bërë një përmbysje vite më parë kundër Barcelonës".

Edhe United është i detyruar ti nënshtrohet një tur force për shkak të një kalendari të ngjeshur, pavarësisht se nuk e ka luajtur ndeshjen të dielën kundër Liverpool për shkak të protestave të tifozëve të tyre kundër pronësisë së Glazer: "Kemi një staf shumë të mirë, studiojmë ushqimin dhe zakonet e lojtarëve. Testojmë qëndrueshmërinë e lojtarëve sepse ata duhet të luajnë 50 ndeshje në sezon, por ne duhet të jemi fleksibël sepse në fillim të vitit nuk është se dihet ekzaktësisht kalendari i të gjithë angazhimeve sezonale".

Sa i përket klimës së tensionuar mes tifozëve dhe pronarëve pas cështjes së Super League, norvegjezi ka saktësuar: "Unë fola me pronarët që kërkuan falje ndaj meje dhe tifozëve - përsëriti Solskjaer -. Unë duhet të përqendrohem tek ndeshjet, me pronarët gjithmonë kam pasur një raport shumë të mirë. Të gjithë mund të protestojnë, por nuk duhet kaluar kurrë kufiri".

Në Old Trafford kundër Romës ishte ndeshja e Edinson Cavani, që në fakt shkon në skadencë kontrate: "Ne patëm biseda interesante, por vendimi i takon atij. Unë jam disi më optimist", përfundoi Solskjaer.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI