Flash

Tottenham nis 'gjuetinë' për trajnerin e ri: dy italianë e një brazilian për të zëvendësuar Mourinhon

Lapsi.al 5 May 2021
Tottenham nis 'gjuetinë' për trajnerin e ri: dy

Jose Mourinho ishte një kujtim i zbehtë në Londër edhe para se të gjente shtëpi në Romë dhe provizori Ryan Mason thjesht po përpiqet të shpëtojë çfarë është e mundshme në këtë finale të sezonit. Me pak fjalë, Tottenham ka nevojë për një trajner të ri për sezonin 2021/22. Profili është ai i një trajneri që di të japë një identitet e të lërë gjurmë në ekipi, në ndjekje të asaj që është bërë nga klubet e tjera fituese në Premier League. Kështu, pas Sarrit dhe Marcelinos (përveç ëndrrës Conte), hipoteza e Gasperinit po bëhet një alternativë e fortë.

Atalanta as nuk dëshiron të dëgjojë për një mundësi të tillë, duke pasur parasysh që Gasp ka një kontratë që e lidh atë me bergamaskët deri në vitin 2023 me një mundësi për një vit tjetër. Nuk ka dyshim, megjithatë, se ideja mund të kënaqë krenarinë e trajnerit zikaltër, për shkak se ka zgjuar interesin e një klubi prestigjioz në kampionatin më të rëndësishëm në botë. Mbërritja në Champions League për dy sezone radhazi (me mundësinë e një të treti) dhe cilësia e një loje unike dhe fituese, i ka bërë Spurs të vlerësojnë situatën rreth Gasp.

Nga këtu, për të parë Gasperinin në pankinën e Tottenham, megjithatë, ka shumë rrugë... Aspekti i prestigjit dhe kapërcimi i konsiderueshëm ekonomik do të ishin tashmë një arsye e mirë për të shqyrtuar hipotezën e Premier. Sigurisht, ekziston pengesa e gjuhës dhe afeksioni për një mjedis në të cilin ai e gjen veten mrekullisht. Me pak fjalë, vetëm një telefonatë e mundshme nga Juventus mund ta zhvendosë atë nga ai që tani është bërë habitati i tij natyror.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI