Flash

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Kapuçino e Ibras e 'shkelja me këmbë' e Lukakut: "Unë fitoj për Inter, CR7 për Juven, ai për veten"

Lapsi.al 8 May 2021
Kapuçino e Ibras e 'shkelja me këmbë' e Lukakut:

Sfida në fushë do të luhet të dielën me Cristiano Ronaldon, për një vend në Champions, atë që Milan po diskuton me Juven, por jashtë saj për Ibrahimovic është ende koha për të dueluar me Romelu Lukakun për epërsinë e qytetit që acaron rivalitetin. Pas postimit-titull të sulmuesit belg të Inter ("Zoti i vërtetë ka kurorëzuar Mbretin! Tani përkuluni! Mbreti i Milanos"), ka ardhur përgjigja nga lojtari i Milanit i cili publikoi imazhin e një kapuçino ku me shkumë dhe çokollatë ishte vizatuar portreti i Zlatan me fanellën e Milanit, krahët e drejt qiellit me Duomon në sfond.

Një rivalitet që shpërtheu në përplasjen fizike gjatë derbit të Kupës së Italisë në janar. Një episod në të cilin vetë Lukaku u kthye gjatë një interviste me Corriere della Sera: "Po humbisnim 1-0, humba një rast për gol, isha pak i zemëruar. Fjalët e tij më goditën. Unë nuk jam i kënaqur që reagova ashtu, por nuk jam një që mund ta shkelësh me këmbë. Unë jam i përulur dhe i qetë, jam një fitues dhe luftoj deri në vdekje për shokët e mi të skuadrës dhe për fitoren. Ibrahimovic është një lojtar i shkëlqyer, ka fituar kudo që ka luajtur, ka shënuar më shumë se 500 gola. Si njeri? Deri në Mançester patëm një marrëdhënie të mirë. Ne kemi nevojë për lojtarë të këtij niveli në Serie A. Ai dëshiron të fitojë për veten e tij, unë për Interin, Cristiano Ronaldon për Juve...".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

4°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI