Flash

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Manovra politike në Champions, Anglia sposton Turqinë: "Po flasim me Uefa-n, finalja në Wembley"

Lapsi.al 8 May 2021
Manovra politike në Champions, Anglia sposton Turqinë: "Po flasim

Anglia po përpiqet të marrë finalen e Ligës së Kampionëve. Qeveria e Boris Johnson e ka vendosur Turqinë në listën e kuqe të udhëtimeve për shkak të situatës epidemiologjike në vend, duke e bërë praktikisht të pamundur për tifozët e Chelsea dhe Manchester City të udhëtojnë në Stamboll për të marrë pjesë në ndeshjen e planifikuar për 29 maj në Stadiumin Olimpik Ataturk. Tani objektivi i Londrës është të sjellë ndeshjen në Wembley: "Unë mund t'ju them se Federata Angleze e Futbollit është në bisedime me Uefa-n për këtë temë - shpjegoi Ministri Britanik i Transportit, Grant Shapps -. Ne jemi gati të presim finalen".

Banorët e Mbretërisë së Bashkuar që kthehen nga vendet e listës së kuqe duhet të qëndrojnë në karantinë në një hotel të miratuar nga qeveria për 10 ditë. Kjo, sigurisht, do ta bënte shumë të vështirë për tifozët e dy klubeve të Premier League për të udhëtuar në Stamboll. Të enjten, Uefa kishte garantuar se ndeshja do të zhvillohej rregullisht në vendin e caktuar, por tani gjërat mund të ndryshojnë. Për qytetin turk do të ishte një befasi e dytë, e bujshme, duke pasur parasysh që ajo duhej të kishte organizuar finalen që në vitin 2020, e mbajtur më pas në "flluskën izuluese" në Lisbonë për shkak të pandemisë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

4°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI