Flash

Barcelona e Real vetëm shpërqendrime: Neymar firmos deri në 2025: "I lumtur të vazhdoj"

Lapsi.al 8 May 2021
Barcelona e Real vetëm shpërqendrime: Neymar firmos deri në 2025:
Paris Saint-Germain dhe Neymar do të vazhdojnë së bashku deri në vitin 2025. Ylli brazilian ka rinovuar kontratën me parisienët për tre sezone të tjera, siç njoftoi zyrtarisht klubi francez dhe ashtu si ishte kuptuar prej pak kohësh në fakt. "Jam me të vërtetë i lumtur që vazhdoj aventurën time me PSG - tha ish ylli i Barcelonës - jam shumë i lumtur në Paris dhe krenar që jam pjesë e kësaj skuadre, të punoj me këta lojtarë, me një trajner të shkëlqyer dhe të jem pjesë e historisë së këtij klubi. Këto janë aspekte që më bëjnë të besoj edhe më shumë në këtë projekt të madh. Jam rritur këtu si një njeri dhe gjithashtu si lojtar. Kështu që unë jam shumë i lumtur që zgjas kontratën time, shpresoj të fitoj shumë trofe të tjerë këtu " "Thelbi i projektit tonë ambicioz për të rritur PSG është zemra, talenti dhe përkushtimi i lojtarëve tanë - nënvizoi presidenti dhe CEO i klubit Nasser Al-Khelaifi - Jam krenar që Neymar ka ripohuar angazhimin e tij afatgjatë deri në vitin 2025 për familjen e PSG, që do të vazhdojë të kënaqë tifozët. Ne jemi të lumtur ta shohim atë përsëri si pjesë e projektit tonë dhe që ai do të jetë në krahun tonë për shumë vite që do të vijnë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI