Flash

F1/ Ish-kampioni i Ferrarit, senator, në rrezik për jetën: në spital me hemorragji të rëndë

Lapsi.al 9 May 2021
F1/ Ish-kampioni i Ferrarit, senator, në rrezik për jetën:

Ish-piloti argjentinas i Ferrarit (1976-1978) Carlos Reutemann u transferua mbrëmë me helikopterin e urgjencës nga qyteti i Santa Fe në atë të Rosarios për shkak të një përkeqësimi të kushteve të tij klinike të lidhura me një hemoragji të brendshme që mjekët, për momentin, nuk kanë qenë në gjendje të kontrollojnë. Reutemann, tani në moshën 79 vjeçare, ka qenë gjithashtu guvernator i Santa Fe dy herë, ndërsa që nga viti 2003 ai është një senator i republikës.

Të mërkurën, raporton gazeta Clarin, ai është ndjerë keq dhe shkoi në një klinikë në Santa Fe për kontrolle mjekësore. Ditën tjetër gjendja e tij u përkeqësua me fillimin e një hemoragjie të brendshme që kërkoi një shtrim paraprak në një njësi të kujdesit intensiv. Gjendja e tij, shtoi gazeta, vazhdoi të përkeqësohej kështu që ekipi mjekësor që e asiston vendosi ta transferojë ish-pilotin në një qendër të specializuar në Rosario, përballë një "hemorragjie të re në sistemin e tretjes dhe një dekompensim hemodinamik me presion të ulët".

Hemorragjia, bën të ditur një njoftim për shtyp nga klinika Santa Fe, ka prodhuar "një përkeqësim të parametrave biokimikë", për të cilin "u vendos që të transferohej në Sanatoriumin e Parque de Rosario, që do ta asistojë Reutemann me studime specifike diagnostike dhe trajtime të mundshme".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI