Flash

Video/ Dinamo rikthehet në elitë pas gati një dekadë vuajtje: Superiores i shtohen 33 trofe

Lapsi.al 9 May 2021
Video/ Dinamo rikthehet në elitë pas gati një dekadë

Dinamo një emër i harruar në histori, por asnjëherë në zemrat e tifozëve e jo vetëm Blue Boys, është kthyer në elitën e futbollit për herë të parë që nga sezoni 2011-12. Kryeqytetasit kurorëzuan sakrificat e një sezoni të gjatë në Kategorinë e Parë me suksesin 0-2 kundër Vorës me dygolëshin e Djidiëa, që vlen matematikën për Superioren.

Festa e madhe ka shpërthyer te lojtarët e dinamovitëve që rikthejnë ekipin atje ku i takon. Në këtë moment nuk mbetet asgjë tjetër veçse të presim për të shijuar më tepër derbi dhe të urojmë Dinamon për arritjen e bërë.

Klubi i themeluar zyrtarisht në 3 mars 1950 nga Ministria e Brendshme gjarë regjimit komunist e shkroi historinë e saj fituese në fushë me 4 tituj të fituar radhazi nga debutimi në 1950 deri në 1953. Gjatë kësaj periudhe, Dinamo fiksoi rekordin e 25 fitoreve radhazi, një rekord në futbollin shqiptar dhe e 4-ta më e gjatë në Europë.

Në 1989, Dinamo përfundoi kampionatin në vendin e tretë, duke luajturKupën e Kupave, ku fiksoi në paraeleminatore përballë Chernomorets Burgas, rezultatin më të thellë në historinë e tyre europiane. Pasi kishin humbur 1–3 ndeshjen e parë (gol i Demollarit) ata fituan 4–0 në shtëpi.

Në 1995, klubi mori emrin KS Olimpik Tirana për të lënë pas "të shkuarën komuniste", por klubi u kthye në emrin origjinal dy vjet më pas. Pas viteve 2000 nisi edhe epoka e trajnerëve të huaj, nga argjentinasi Marcelo Javier Zuleta, tek tekniku aktual i kombëtares së Kroacisë Zlatko Dalić. Titulli i fundit kampion i Dinamos mbërriti në 2009–10, i 18 në histori, bashkë me 13 Kupa kombëtare dhe dy Superkupa, por në 2011–12 season, klubi pati eksperiencën më të keqe në histori, duke përfunduar kampionatin në vendin e fundit me 13 pikë në 26 ndeshje, duke arritur vetëm 3 fitore. Blutë zbritën në Kategorinë e Parë për herë të parë në histor e që nga 2012–13 nuk kanë mundur të kthehen në elitë, deri më sot...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI