Flash

Grushtet në Selman Stërmasi, arrestohen drejtuesit e Kastriotit: rrezikojnë përjshtimin në Disiplinë

Lapsi.al 9 May 2021
Grushtet në Selman Stërmasi, arrestohen drejtuesit e Kastriotit:

Presidenti i Kastriotit Alban Vogli dhe drejtori teknik i klubit Gazmend Vogli kanë qenë protagonistë negativë në episodin që solli ndërprerjen për disa minuta të ndeshjes në Selman Stërmasi mes Tiranës e Kastriotit. Të dy janë arrestuar nga policia, për shkak të goditjes së një efektivi, ndërsa tani rrezikojnë shumë edhe në Disiplinë, pikërisht kur krutanët janë në një situatë delikate në të cilën rrezikojnë rënien nga kategoria.

Pas golit vendimtar të Hoxhallarit në minutën e 77 të dy janë futur në fushë duke protestuar për mungesën e Fair Play të lojtarëve bardheblu që shënuan golin, me një lojtar të Kastriotit të dëmtuar. Dyshja kryesuese e krutanëve është arrestuar në flagrancë, si bën të ditur Policia përmes një komunikate për shtyp. Sikur të mos mjaftojë është edhe Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF-së që mund të japë një dënim për dy drejtuesit e klubit, që rrezikon edhe rënien nga kategoria, vetëm një pikë larg. Një goditje e rëndë për Kastriotin që në katër javët e fundit ka nevojë për të gjithë për të shpëtuar në një sezon ku objektivi u duk i lehtë, por është komplikuar pas një gjysme të dytë të fazës së tretë për tu harruar ashtu si dhe gjysma e parë e të katërtës...

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim, të shtetasve:

A. V., 34 vjeç, Presidenti i një ekipi futbolli ;

G. V., 32 vjeç, Drejtor Teknik i një ekipi futbolli.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kastrioti, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI