Flash

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Video/ "Fytyra e atij që kupton se Panenka ishte ide e keqe": Aguero bëhet viral pas penalltisë së humbur me Chelsea

Lapsi.al 9 May 2021
Video/ "Fytyra e atij që kupton se Panenka ishte ide e keqe":

Prova e asaj cfarë do të ofrohet në finalen e ardhshme të Champions League ende nuk dhuron fitoren matematikore të Premier League për Manchester City, që humbi 2-1 në shtëpi nga Chelsea. Citizens shkuan të parët në avantazh në minutën e 44 me Sterling, i shërbyer nga Aguero; argjentinasi në fakt humbi penalltinë e 2-0 të mundshme, duke favorizuar përmbysjen e Blues me golat e Ziyech (63 ') e Marcos Alonso (92'). Aguero, që donte të turpëronte portierin Mendy me një Panenka, në fakt u turpërua vetë me portierin që mbeti i palëvizshëm duke pritur topin.

Pikërisht fytyra mosbesuese e Agueros, për atë që do të ndodhte, e fiksuar nga kamerat televizive disa fraksione sekonde përpara se topi të pritej nga Mendy, kanë bërë xhiron e ëeb, duke u kthyer virale menjëherë.

Deri të paktën sot (ose më shumë gjasa deri të premten e ardhshme), Manchester City nuk do të jetë në gjendje të kurorëzohet kampion i Anglisë për herë të shtatë në historinë e tij. 2-1 i pësuar në Etihad kundër Chelsea, që mori tre pikë shumë të çmuara për Champions dhe tani është i treti, shtyn përsëri trofeun për Guardiolan, pas një (të mundshëm) me rastin e ndeshjes së pa luajtur të United kundër Liverpool. Një ndeshje emocionuese me befasi e rikuperime e në fund i buzëqeshi londinezëve. Në pritje të finales së Ligës së Kampionëve në Stamboll, Chelsea mund të ëndërrojë me të vërtetë shumë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

4°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI