Flash

Lojtarët e Inter rebelohen për shpërblimin e titullit, Marotta bën prapaktheu: "Do flasim me futbollistët"

Lapsi.al 9 May 2021
Lojtarët e Inter rebelohen për shpërblimin e titullit, Marotta

Një javë festimesh për titullin e 19 e më pas tek Inter u kthyen zërat pak a shumë shqetësuese për vështirësitë e shoqërisë, konfirmuar nga Zanetti dhe pretendimi i mospagimit të bonusit për trengjyrëshin për lojtarët. Për të sqaruar situatën e Interit, CEO Beppe Marotta ka folur hapur: "Sot është një ditë feste dhe është e drejtë që të gjithë ta shijojnë atë, unë mund të them qartë se nuk ka tensione".

Ditët e ardhshme do të jenë impenjative për drejtuesit zikaltër: "Gjatë javës, do të nisin bisedimet me lojtarë individualë për ti sensibilizuar mbi momentin e futbollit në përgjithësi dhe të Interit me problemet e krijuara nga pandemia - tha Marotta -. Bonuset sidoqoftë do të respektohen dhe likuidohen sepse ato janë rezultat i një arritjeje të merituar. Për pjesën tjetër do të duhet të përballemi me njëri-tjetrin, një diskutim midis njerëzve të përgjegjshëm ".

Pa thënë detajet, Administratori i Deleguar i zikaltërve e bëri të qartë se problemet ekonomike janë të rëndësishme dhe akoma të pranishme pavarësisht fitimit të titullit: "Modeli i sotëm i futbollit nuk është më i qëndrueshëm, kostot e punës po rriten gjithnjë e më shumë dhe çdo shoqëri është afër kthimit në pikën zero. Duhet të përmbajmë kostot dhe të rrisim burimet, gjë që nuk është e lehtë në këtë periudhë. Nuk ka përgjegjësi të veçanta, pandemia erdhi kur kishte tashmë angazhime kontraktuale të marra. Shoqëria ka shpenzuar shumë për të fituar, tani duhet të punojmë për të korrigjuar shënjestrën".

Merkato mund të ridimensionohet drejt uljes, por Marotta preferoi të mos flasë për këtë, madje duke dribluar emrin e De Paul, një goditje prej 40 milion eurosh: "Qëllimi ynë është gjithmonë të forcojmë veten, por ne kemi një grup të vlefshëm dhe e respektojmë atë. Le të shijojmë këtë kampionat që është rezultat i një pune të vështirë. Ne do ta vlerësojmë të ardhmen me qetësi".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI