Flash

F1/ Parakalimi gjashtë xhiro nga fundi vendosi në Barcelonë: fitorja e tretë në 4 gara për Hamilton

Lapsi.al 9 May 2021
F1/ Parakalimi gjashtë xhiro nga fundi vendosi në Barcelonë:

GP i Spanjës vendoset nga parakalimi pa mundësi replike e Lewis Hamilton ndaj Max Verstappen gjashtë xhiro nga fundi. Red Bull reagoi kur ishte tepër vonë ndaj zgjedhjes së Mercedes për të bërë ndalesën e dytë. E pamundur për holandezin t’i rezistojë rivalit të tij. Valtteri Bottas kompletoi podiumin, në këmbët e të cilit ndalet Charles Leclerc me Ferrarin.

Nuk është vetëm fitorja e tretë e sezonit në katër gara, ajo që Mbreti i Zi ka arritur në Circuit de Catalunya: është në fakt përpjekja e parë e vërtetë për tu arratisur drejt titullit të tetë. Në fakt, janë gjashtëmbëdhjetë pikë (ekuivalenti i një vendi të katërt "të bollshëm") avantazhi i Hamilton ndaj Verstappen në klasifikimin e përgjithshëm: 94 me 80. Suksesi i kampionit në fuqi erdhi në fund të një GP të fituar "nga strategjia" por edhe përvojës dhe qëndrueshmërisë. Stafi i skuderisë gjermane u treguan largpamës duke zgjedhur - në mes të garës - për të adaptuar taktikën me nevojat e momentit, duke ditur që ata mund të mbështeten në talentin e numrit një të tyre. Anglezi në fakt, pas ndalimit "vendimtar" në box në xhiron 42 - filloi të kryente xhiro të shpejta njëra pas tjetrës. U kuptua nga të gjithë se Verstappen nuk do të kishte asnjë shans në duelin me Hamilton në fund të garës. Mercedes besonte se W12 e numrit 44 do të shfaqej në pasqyrat e Red Bull të Verstappen në xhiron e fundit.

Por Lewis arriti RB16B e Max në të 59 nga 66 xhiro të planifikuara dhe në kalimin e vijës së finishit iu vendos në krah... dhe e parakaloi në kthesën e parë, duke dëshpëruar hollandezin që udhëhoqi për një pjesë të mirë të garës. Hamilton dhe Mercedes u treguan perfektë, Verstappen i jashtëzakonshëm në çdo fazë të garës së katërt të Botërorit, skuadra e tij dicka më pak: për vonesën në reagimin ndaj lëvizjes së Mercedesit dhe gjithashtu për një ndalesë të parë të gjatë të paktën dy herë sa ishte e nevojshme.

Në podium edhe Valtteri Bottas që drejtoi në finish në vendin e tretë W12, në përfundim të një performance të nisur pikërisht në atë pozicin reshtimi, që do mundohet ta përmirësojë në etapën e ardhshme të Botërorit, pas dy të dielash në Montekarlon e tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI