Flash

"Kurrë nuk kam dërguar 'në të s'ëmës' një trajner të Juventusit": Moratti pozicionohet për përplasjen Agnelli-Conte

Lapsi.al 13 February 2021
"Kurrë nuk kam dërguar 'në të

“Conte dhe Agnelli? Një konflikt i vjetër që doli jashtë. Nuk ishte e bukur, por mund të ndodhë. Pa publik, gjëja është edhe më e dukshme”. Ky është pozicioni i Massimo Moratti, ish-presidenti i Inter, në lidhje me grindjen mes Antonio Conte dhe Andrea Agnelli, që ndezi javën e futbollit italian: "Personalisht, unë kurrë nuk kam dërguar 'në të s'ëmës' një trajner të Juventusit", shtoi ish-pronari i zikaltërve, që pavarësisht se Suning po konsideron shitjen e klubit dhe po kërkon ortakë të rinj, përsëriti: "Unë nuk jam gati të kthehem. Nëse do të më pyesnin, nuk do t'i shqetësoja kinezët ".

"Jo, nuk besoj kështu. Nuk jam gati - shtoi Moratti, i cili, megjithatë, gjatë intervistës me Radio Kiss Kiss nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë e marrjes së një klubi tjetër italian - Të blej Napolin? Gjithmonë ka qenë në simpatinë time. Ka pasur antagonizëm me kalimin e kohës, por unë nuk e lejoj veten të ndërhyj në një situatë të tillë”. Duke folur për Napolin, Moratti gjithashtu komentoi mbi situatën e Gattusos, pankina e të cilit duket gjithnjë e më në dyshim: "Unë nuk e di marrëdhënien mes tij dhe De Laurentiis. Por unë kam simpati për Rinon. E gjitha varet nga marrëdhëniet, pastaj, mes trajnerit dhe ekipit. Për një president - shtoi ai - vlerësimi i një shkarkimi është i vështirë nga çdo pikëpamje, njerëzore dhe profesionale. Deri disa ditë më parë flitet për projekte, pastaj ndryshon vizioni".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI