Flash

Superiore/ Starti i fazës së tretë favorizon Vllazninë: Partizani i detyruar të mos gabojë

Lapsi.al 13 February 2021
Superiore/ Starti i fazës së tretë favorizon Vllazninë:

Kalendari rikthehet nga e para për të tretën herë në këtë sezon, por java e 19 është një përsëritje e startit të kampionatit, duke e bërë një pikënisje me shumë kujtime, të mira e të këqija, për ndonjë. Sipari u ngrit në Durrës me Teutën që u imponua 2-0 përballë Skënderbeut, duke marrë provizorisht vendin e dytë e duke vënë nën presion Vllazninë. Shkodranët në fakt kanë avantazhin e kalendarit, duke qenë se në dy ndeshjet e ardhshme presin Apoloninë e vizitojnë Korcën, dy nga tre vendet e fundit të renditjes. Brdaric shpreson ti marrë sërisht pikë ndjekësve, konkretisht Partizanit, për të kthyer diferencën e 9 pikëve që mbizotëronte, përpara se Laci ti ndëshkonte në shtëpi.

E në fakt, të kuqve i kthehen fantazmat e të kaluarës kur të vizitojnë Kamzën për tu ndeshur me Kastriotin, pikërisht aty ku pësuan humbjen e parë në këtë kampionat. Gjërat janë ndryshe tashmë, Daja ka bërë lëvizjet e kërkuara në merkato dhe është gati të vazhdojë marshimin drejt kreut, për të mos humbur nga sytë shkodranët. Të njëjtën gjë kërkon të bëjë edhe Laci, që me tre fitore të zhurmshme, kundër rivalëve të fuqishëm, është ngjitur një pikë larg vendit të dytë. Do të quhej një ndeshje komode, kundër të fundit në renditje, nëse nuk do të ishin mardhëniet jo optimale mes klubeve, që e bën një ndeshje krejtësisht të luftuar e të paparashikueshme.

Gjithësesi kryendeshja luhet në kryeqytet ku kampionët në fuqi të Tiranës do të presin nënkampionët e Kukësit. Bardheblutë e Shehit kanë lëpirë plagët me dy fitore, por tani duan të tretën, duke kujtuar fare mirë se i mundën blutë në debutim me 6 mungesa në formacion. Ndoshta historia përsëritet, ose të paktën kështu shpresojnë kryeqytetasit, duke parë luhatjet e veri lindorëve edhe me Josën në pankinë, por duke parë barazinë e 26 pikëve, gjithcka mund të ndodhë...

SUPERIORE - JAVA E 19

12/02/21

Teuta        2 - 0     Skënderbeu

13/02/21

Tirana      14 : 00 Kukësi

Vllaznia   14 : 00 Apolonia

Bylis         14 : 00 Laçi

Kastrioti  14 : 00 Partizani

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI