Flash

Neymar, mallkimi vazhdon: braziliani rrezikon një muaj ndalesë e humbet sfidën me Barcelonën

Lapsi.al 11 February 2021
Neymar, mallkimi vazhdon: braziliani rrezikon një muaj ndalesë e

Mallkimi vazhdon, për Neymar. Shanset për ta parë në Camp Nou, të martën e ardhshme në Ligën e Kampionëve, për atë që supozohej të ishte hera e parë kundër ish-klubit të tij, janë pothuajse zero. Në fakt, braziliani rrezikon një ndalesë të gjatë pas problemit në aduktor që e detyroi atë të linte fushën mbrëmë në Caen, në Kupën e Francës (0-1). Një lloj dëmtimi që mund ta mbajë atë larg deri në katër javë. Pra, një tjetër ndalesë po afron përpara një ndeshje shumë të rëndësishme për PSG.

Që nga ardhja e tij në 2017, Neymar është detyruar të bëjë llogaritë me fatin e keq. Në sezonin e tij të parë si parisien u detyrua të humbasë ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid. Ajo që e ndaloi ishte thyerja e metatarsit të pestë të këmbës së djathtë, në një ndeshje kundër Marsejës, që i mohoi brazilianit 16 ndeshje kampionati. E PSG, që kishte humbur edhe në ndeshjen e parë me O'Ney në ekip, u eliminua. Vitin pasues, skenari u përsërit, por në Kupën e Francës. Dhe është gjithmonë metatarsi që u dorëzua, duke e detyruar ish-blaugranën të ishte për tre muaj i padisponueshëm dhe mungonte sërisht në 1/8, të humbur përballë Manchester United. Në 1 shkurt 2020, një tjetër dëmtim. Një goditje në brinjë kundër Montpellier, që nuk u mor lehtë nga stafi mjekësor që vendosi ta mbajë jashtë, si një masë paraprake, për tre javë. Neymar rikthehet kështu për 1/8 e Champions kundër Borussia, në Dortmund. Ndeshje e humbur, por e mbajtur e hapur nga goli i tij (2-1), vendimtar për kthimin dhe kualifikimin për çerekfinale.

Pastaj në mes u fut pandemia, duke e shtyrë gjithçka për në verë. E me Neymar më në fund në formë, pavarësisht nga pushimi i detyruar, PSG arriti në finale për herë të parë. Kështu që është e qartë rëndësia e brazilianit i cili dje, pasi dha asistin për fitoren e nënshkruar nga Kean, u kthye në dhomën e zhveshjes pas një konrasti me një lojtar të Caen. Në pritje të përgjigjes së vizitave të kontrollit, megjithatë, pesimizmi mbretëron në Paris. Do të duhej një mrekulli për ta parë në Camp Nou brenda pesë ditësh. Me shumë mundësi do të synohet rikuperimi për ndeshjen e kthimit në 10 mars.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI