Flash

I vodhën 175 mijë stërlina nga karta e kreditit, Mahrez e vuri re pas... pesë javësh

Lapsi.al 11 February 2021
I vodhën 175 mijë stërlina nga karta e kreditit, Mahrez e vuri re

Riyad Mahrez iu deshën pesë javë për të kuptuar se dikush po i vidhte paratë, duke përdorur një nga kartat e tij të kreditit për të bërë një jetë spektakolare në Ibiza dhe Mbretërinë e Bashkuar. Orkestrimin e mashtrimit - i cili daton që nga viti 2017, kur ylli aktual i Manchester City luante në Leicester - ishte 32-vjeçari Sharif Mohamed, një shofer i një makine-pirun, që në pak më shumë se një muaj shpenzoi 175,830 £ (më shumë se 200,000 euro) të Mahrez mes festave në plazhe, hotele luksoze, pazar në butikët më ekskluzive dhe basteve në kazino.

"Gjëja më e habitshme është që dikush mund të shpërdorojë 175,000 £ nga një kartë krediti pa e kuptuar edhe vetë ai që i humbi," ka komentuar për The Sun ish-Kryeinspektori i Policisë Mick Neville. Sipas rindërtimit të bërë gjatë procesit, që u zhvillua në gjykatën Snaresbrook, gjithçka filloi me një telefonatë: një person telefonoi Barclays bank duke pretenduar të ishte Mahrez, për të porositur një kartë krediti në emrin e tij. Mohamed (mbi të cilin kishte një dënim të mëparshëm me kusht për një mashtrim rezervimi hoteli dhe që në 2009 ishte në burg për 45 muaj për grabitje) mbrojti veten duke pretenduar se ai po vepronte në emër të një anëtari të pandershëm të bankës, por nuk ka dhënë prova për të mbështetur këtë pretendim, ndërsa në vend të kësaj është zbuluar se i njëjti mashtrues kishte shkuar nga Londra në Leicester me qëllim për të tërhequr para nga një ATM për të shmangur ngjalljen e dyshimeve. Nga ai moment, filluan shpenzimet e çmendura midis Ibiza dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat kampioni algjerian i vuri re vetëm pas pesë javësh, duke bllokuar kartën e tij të kreditit. Përpara gjyqtares Laurie West-Knights, Mohamed pranoi akuzën e mashtrimit dhe u la i lirë me kusht, në pritje të dënimit të planifikuar për në 25 shkurt.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI