Flash

Video/ Nuk i jep dorën Rrahmanit: gjesti i shëmtuar i Hysaj bën zhurmë në mediat italiane

Lapsi.al 11 February 2021
Video/ Nuk i jep dorën Rrahmanit: gjesti i shëmtuar i Hysaj bën

Në minutat e fundit të pjesës së parë të kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Napolit Gattuso vendosi të zëvendësojë kapitenin e Shqipërisë Elseid Hysaj, i cili duke lënë fushën në zemërim e sipër injoroi shokun e tij të skuadrës, kosovarin Amir Rrahmani, i cili donte t'i jepte dorën e tij. Hysaj vazhdoi drejt dhe për atë zëvendësim e kapi keq edhe me mbrojtësin kosovar.

Hysaj ishte pozicionuar në krahun e majtë nga Gattuso, një zgjedhje e diktuar më shumë nga turnoveri sesa nga dëshira për të befasuar nga ana e trajnerit. Mbrojtësi shqiptar nuk luajti një ndeshje të mirë, ka në ndërgjegje golin e avantazhit kundërshtar dhe si për ta përkeqësuar edhe më keq situatën, kur doli nga fusha, anësori shqiptar, që do të largohet nga Napoli në përfundim të sezonit, bëri gjestin e shëmtuar kundër Rrahmani. Kosovari ka zgjatur krahun, madje dorën, duke shpresuar ti jepte zemër mikut, që e injoroi krejtësisht.

Për shkodranin një dëmtim muskular në pulpë, që është edhe shkaku për të cilën Hysaj u zëvendësua në minutën e 43 kundër Atalantës. Por kjo nuk e justifikon gjestin e shëmtuar, duke konsideruar momentin që po kalon Napoli, e madje edhe atë që po jeton Rrahmani.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI