Flash

Video/ Sevilla leksion Barcelonës: mision i komplikuar kthimi për Koeman

Lapsi.al 10 February 2021
Video/ Sevilla leksion Barcelonës: mision i komplikuar kthimi për

Ndeshja e vajtjes e gjysmë-finales së parë të Kupës së Mbretit ka fiksuar suksesin e rëndësishëm të Sevilla, 2-0 në shtëpi kundër Barcelonës. Andaluzët kaluan në avantazh në minutën e 23 me një veprim personal të shkëlqyer të Jules Koundé, i aftë të tundë rrjetën pasi dribloi si birila dy kundërshtarë. Formacioni i Koeman nuk arriti të barazojë rezultatin, pavarësisht dy rasteve të mira me Messin, dhe pësoi dyfishimin e Rakitic në minutën e 85. Kthimi është tashmë në 3 mars në Kamp Nou.

Një gol për pjesë lejoi Sevilla të mposhtë Barcelonën 2-0 në shtëpi dhe të shkojë më afër finales së Kupës së Mbretit. Miqtë ishin afër avantazhit dy herë në minutat e para të lojës: fillimisht Griezmann shërbeu në zonë për Messin, i cili goditi fluturimthi por gjeti trupin e Bonos, e më pas Griezmann që gjithashtu nuk pati sukses. Pas një diagonale me të djathtën të Koundé, Sevilla kaloi në epërsi në minutën e 23 me francezin, i cili depërtoi në zonën e kundërshtarit me një veprim personal të jashtëzakonshëm, driblon Griezmann dhe Umtiti, para se të kalonte topin pas shpinës së Ter Stegenit. Portieri gjerman mban në lojë ende katalanasit, me një ndërhyrje vendimtare në goditjen e Escuderos.

Në fillim të pjesës së dytë Umtiti shpëtoi sërisht portën ndaj En Nesyri i cili shkoi krejt i vetëm përpara Ter Stegen. Barca u përgjigj me Messi që proboi në dy raste, pa mundur të kalojë portierin Bono. E me hapësirat pas për shkak të zbilancimit përpara, Barcelona befasohet 5' minuta nga fundi, me golin e ish-it. Rakitic, u nis në pozicion të rregullt, për tu shfaqur i vetëm para Ter Stegen, që e ndëshkoi me një goditje të saktë. Ndeshja e parë fitohet nga ekipi i Lopetegui, i cili tani do të duhet të mbrojë avantazhin e dyfishtë në Camp Nou më 3 mars.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI