Flash

370 milionë motive për të mos humbur Messin: taksat e Pleshtit vlejnë ato të 120 mijë spanjollëve

Lapsi.al 10 February 2021
370 milionë motive për të mos humbur Messin: taksat e Pleshtit

Në Spanjë, terrori i humbjes së Lionel Messi është i vërtetë. Pleshti nuk ka rinovuar ende me Barcelonën dhe as nuk është thënë që ai përfundimisht ta bëjë këtë. Zgjedhjet për presidencën e klubit katalanas mbahen në mars dhe vetëm pas kësaj argjentinasi do të jetë në gjendje të flasë me numrin 1 të ri të Camp Nou. Por, ndërkohë, ofertat vijnë me shumëicë. Paris Saint-Germain ka dalë hapur, me Di Maria, Pochettino dhe Verratti tashmë që kanë bërë të ditur se po e presin me krahë hapur. Manchester City i Guardiola, shpjegojnë nga Anglia, është më i duruar dhe do të fillojë sulmin e tij pas ndonjë muaji, kur situata të përcaktohet më shumë. Ndërkohë... autoritetet tatimore spanjolle po dridhen.

Jo se marrëdhënia e Pleshtit me tatimet iberike ishte saktësisht e lumtur, duke patur parasysh se disa vjet më parë Messi u dënua për evazion fiskal. Por që nga ai moment, gjashtë herë Topi i Artë ka paguar taksat rregullisht, duke u bërë një nga taksapaguesit më të mëdhenj në Spanjë. El Periodico de Catalunya ka bërë disa llogaritje dhe ka vërtetuar se që nga viti 2017, viti në të cilin ishte rinovimi faraonik i kontratës që shkaktoi kaq shumë diskutime, kapiteni i Barcelonës dhe Argjentinës u ka paguar autoriteteve tatimore një shifër gati të paimagjinueshme: të paktën 370 milion euro, 275 prej të cilave vetëm për taksat mbi të ardhurat. Mjaftueshëm për të pasur terrorin e pastër se mund të shohin argjentinasin të shkojë për të luajtur në një kampionat tjetër, me spostimin e rezidencës fiskale.

Gazeta bëri të kundërtën e El Pais, që shkaktoi kaq shumë skandal duke botuar kontratën mes Messit dhe Barcelonës. Argjentinasi i kushtoi klubit të paktën 555 milion në katër vjet, por ka derdhur shumë para në arkat e shtetit. Edhe falë të drejtave të imazhit, të cilat përfaqësojnë pjesën tjetër të konsiderueshme të taksave të paguara nga Messi. Për të, gati 84 milionë që derivojnë nga shfrytëzimi i imazhit të tij. Dhe, duke marrë kthimin mesatar të tatimit mbi të ardhurat e tatimpaguesit spanjoll, llogaritja është bërë: Pleshti paguan taksat e 120 mijë banorëve. E kjo shpjegon pse nuk është vetëm Barça ose La Liga që i frikësohet lamtumirës së tij ...

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI