Flash

Versioni i Juventus: "Conte tregoi dy herë gishtin e mesit, bashkë me fraza fyerje për Agnellin"

Lapsi.al 10 February 2021
Versioni i Juventus: "Conte tregoi dy herë gishtin e mesit,

Imazhi flet qartë: Antonio Conte tregon gishtin e mesit drejt tribunave, ku ndodheshin drejtuesit e Juventusit, në fund të pjesës së parë ndërsa kthehej në dhomat e zhveshjes. Gjest që në Torino thonë me bindje se është përsëritur edhe në fishkëllimën e fundit të trefishtë, shoqëruar me fyerje dhe fraza të rënda, por në këtë rast nuk ka asnjë "Var". Kjo është ajo cfarë solli zemërimin e Juves kundër trajnerit të Interit. Tensioni që lindi në minutën e 10 të pjesës së parë kur pankina zikaltër, në veçanti Conte, protestoi me zë të lartë, për të paktën katër minuta, për kontaktin midis Lautaro Martinez dhe Bernardeschi.

Një debat klasik në fushë, e përforcuar nga mungesa e publikut dhe heshtja e Allianz Stadium. Përballje verbale me disa anëtarë të klubit bardhezi të pozicionuar pas stolit, mbështetur nga imazhet e monitorit që konfirmuan vendimin e gjyqtarit Mariani për të mos dhënë penalltinë për Inter. Nuk përfundoi këtu sepse tensioni u rrit minutë pas minute dhe e bëri ish-trajnerin e Juventusit të reagojë duke hedhur një vështrim sfidues drejt Agnelli & Co. dhe gishtin e mesit të përjetësuar nga kamerat në të 45 '. Gjest që bie ndesh me deklaratat e vetë Contes pas-ndeshjes, në lidhje me edukatën.

Ky është versioni i fakteve që vijnë nga Torino, ndërsa klubi i Juventusit nuk komenton mbi leximin e buzëve të pretenduar ndaj presidentit Andrea Agnelli në fund të ndeshjes pas 0-0 dhe kualifikimit për në finalen e Kupës së Italisë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI