Flash

Messi tek Psg, zbulimi i fundit i merkatos: France Football e vesh me ngjyrat e klubit

Lapsi.al 9 February 2021
Messi tek Psg, zbulimi i fundit i merkatos: France Football e vesh me ngjyrat e

E ardhmja e Lionel Messit është e destinuar të jetë një nga temat më të diskutuara nga tani deri në verë, kur skadon kontrata faraonike që e lidh argjentinasin me Barcelonën. Në javët e fundit janë bërë gjithnjë e më insistues zërat që e afrojnë atë me Paris Saint Germain dhe France Football, revista prestigjioze franceze që jep Topin e Artë, ka arritur deri atje sa të vendosin Pleshtin në faqen e parë të veshur me uniformën e PSG dhe Parc des Princes në sfond. Një shenjë se gjërat po lëvizin në atë drejtim.

Në letër, Messi tashmë mund të nënshkruajë një marrëveshje me parisianët në muajt e ardhshëm dhe në Francë janë të sigurt që manovrat e mëdha për ta bindur atë të pranojë propozimin e Al-Khelaifi janë në zhvillim të plotë. "Asat nën mëngë" që PSG po përpiqet të luajë janë të ndryshëm: nga njëra anë janë kolegë si Di Maria, që do të ishte i kënaqur të qëndronte nëse do të vinte Messi e Neymar, me të cilin Leo është në kontakt të vazhdueshëm e që sipas France Football po impenjohet shumë për t'i treguar atij harmoninë e madhe që mbretëron në dhomat e zhveshjes së Parisit; nga ana tjetër është Mauricio Pochettino, i formuar edhe ai në shkollën e Newell's Old Boy dhe që padyshim do të bënte letra false për të patur mundëinë ta trajnojë.

Megjithatë, ekziston çështja ekonomike: Messi ka një kontratë kolosale, me vlerë mbi 70 milion euro neto në sezon, por duke marrë parasysh moshën e tij (do të mbushë 34 vjeç në qershor) dhe krizën ekonomike që po kalon bota e futbollit, do ti duhet të bëjë kompromise, qoftë nëse qëndron në Barcelonë apo vendos të ndryshojë ajër. Sipas rindërtimit të France Football, PSG mund të provojë një manovër të stilit Beckham, duke plotësuar pagën me lloje të tjera shpërblimesh dhe me mbështetjen për projektet pas karrierës. E gjithë kjo, natyrisht, nëse Mbappé do të qendronte gjithashtu: në rast të shitjes së yllit të kombëtares së Francës do të ishte më e lehtë për të përmbushur kërkesat e Leos, por projekti taktik i Pochettino dhe perspektivat e klubit duhet të ndryshojnë rrënjësisht.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI