Flash

Video/ Shikoni autogolin komik të Rudiger: fitorja e Chelsea për pak u komplikua

Lapsi.al 8 February 2021
Video/ Shikoni autogolin komik të Rudiger: fitorja e Chelsea për pak u
Keqkuptimet mes mbrojtësit e portierit zakonisht përkthehen në gola të pësuar e ndonjëherë edhe në autogola. Kjo është ajo që i ka ndodhur Rudiger në ndeshjen e javës së 23 të Premier League, mes Sheffield United e Chelsea. Në minutën e 54 të sfidës, kur londinezët kryesonin 0-1 mbrojtësi në tentativë për ti kthyer topin portierit e dërgon në rrjetë në mënyrën më qesharake të mundshme. Për fatin e Tuchel, Blues arritën të shënonin një tjetër gol për të marrë fitoren 1-2 në transfertë kundër Sheffield United, gjë që nuk ia hoqi humorin e mirë teknikut gjerman: “Sërisht nuk kemi pësuar asnjë gol nga kundërshtarët tanë, e bëmë vetë. Humbëm përqendrimin dhe komunikimin në atë moment. Nuk duhej të ndodhte, por ndodhi e duhet ti pranojmë gabimet”, përfundoi Tuchel.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI