Flash

Dështon rinovimi i Hysajt, e konfirmon menaxheri: "Vitin tjetër do shkojmë diku tjetër"

Lapsi.al 8 February 2021
Dështon rinovimi i Hysajt, e konfirmon menaxheri: "Vitin tjetër

Mes Napolit dhe Elseid Hysajt tani është vetëm kontrata që i mban akoma bashkë. Aventura nën Vezuv për kapitenin e Shqipërisë ka përfunduar në momentin që cështja rinovim dështoi. E konfirmoi këtë Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysaj, që foli për të ardhmen e të asistuarit të tij. "Lajmet për rinovimin? Diskutimi është mbyllur. Ne e dimë që, nga viti i ardhshëm, do të jemi diku tjetër, qëllimi i Napolit është të shohë në drejtime të tjera - ka thënë ai për Radio Punto Nuovo -. Ne po flasim me klube të tjera, siç është e drejtë të bëjmë, duke pasur parasysh që Hysaj do të bëjë detyrën e tij deri në qershor ".

Një situatë e pritshme, në fakt, me Napolin që prej muajsh nuk i është përgjigjur kërkesave për tu ulur në tavolinë nga menaxheri i lojtarit e tani duket se situata do të përfundojë me parametër zero. “Ka dy vjet që vrapoj pas Napolit për rinovimin. U lodha. tani është e drejtë që të vlerësoj propozimet që vijnë” kishte shprehur hapur Giuffredi disa javë më parë.

Hysaj e kishte kuptuar, por vitet e kaluara në Napoli e kanë bërë të shpresonte deri në fund për një zgjatje të bashkëpunimit. “Duhet të respektoj kontratën deri në fund të sezonit e pastaj do të mendoj për të ardhmen time. Shpresojmë ta mbyllim këtë kampionat në mënyrën më të mirë. Jam shumë i përqendruar tek Napoli, jam këtu prej shumë vitesh e nuk më vjen të mendoj tjetër”, pati deklaruar kapiteni i kombëtares së Shqipërisë për mikrofonët e ‘Rai’ pak ditë më parë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI