Flash

Inter, paga të papaguara lojtarëve: Suning premton se do respektojë akordet deri në qershor

Lapsi.al 7 February 2021
Inter, paga të papaguara lojtarëve: Suning premton se do

Situata e shoqërisë së Inter (si dhe e klubeve të tjera të Serisë A, përfshirë Romën për shkak të ndryshimit të pronësisë, B dhe C) është vënë nën lentet vëzhguese të Covisoc: komisioni mbikëqyrës që monitoron fuqinë financiare të klubeve profesionale i ka kërkuar sqarime Suning në lidhje me shtyrjen e pagesës së rrogave për lojtarët. Grupi kinez ka siguruar që do të respektojë angazhimet e tij nga tani deri në qershor.

Një sigurim që, megjithatë, nuk i shtyn diskutimet mbi shitjen e aksioneve të Interit, qofshin ato shumicë (më shumë të ngjarë) ose pakicë, edhe sepse deri në fund të vitit 2021, kujton Repubblica, janë 195 milion euro për t'u paguar mes pagave, kësteve për blerjen e kartonave të lojtarëve dhe interesat. Ndërkohë, ekipi ka arritur një marrëveshje në lidhje me pagat për këtë sezon: korriku dhe gushti janë paguar në fund të janarit, shtatori dhe tetori janë paguar respektivisht në fund të muajve, ndërsa ato të nëntorit dhe dhjetorit do të paguhen në fund të kampionatit. Për të mos përmendur rinegocimin, deri në nëntor, të dy bondeve për një total prej 375 milion euro që maturohen në 2022.

Pasi është refuzuar oferta e parë 750 milionë euro e BC Partners, fondi britanik pritet të kthehet në sulm me një propozim në rritje. Por në pritje është edhe interesi i suedezëve të Eqt, amerikanëve të Ares dhe e Fortress përvec asaj të Mubadala nga Abu Dhabi. Më i izoluar është fondi Bain, i cili zakonisht punon për investime me rendiment të lartë, tek të cilat sot nuk përfshihet futbolli.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI