Flash

Video/ Një stadium me anije pirate e topa që qëllojnë: Ja ku do të luhet Super Bowl

Lapsi.al 7 February 2021
Video/ Një stadium me anije pirate e topa që qëllojnë: Ja ku

Në mbrëmjen mes të dielës 7 e të hënës 8 shkurt, në orën 00.30 me orën tonë, Tampa Bay Buccaneers e Kansas City Chiefs do të përballen për edicionin e 55° të Super Bowl. Sfida do të zhvillohet në Raymond James Stadium të Tampas: ja historia që duhet të dini...

Për herë të parë në 55 edicione një skuadër do të luajë në shtëpi Super Bowl: në Raymond James Stadium. Shtëpia e Tampa Bay Buccaneers, do të mirëpresë në fakt aktin final të sezonit NFL, mes Bucs, pikërisht, e Kansas City Chiefs. Është hera e tretë që ky stadium mirëpret Super Bowl dhe e pesta që zhvillohet në qytetin e Floridas. Ishte një referendum popullor që i dha start projektit të ndërtimit të impiantit, plotësisht i financuar me fonde publike. Projekti parashikonte edhe përmirësimin e zonës së stadiumit, nga shkollat në infrastrukturë, me kosto totale prej 168 milionë dollarë. Impianti u inaugurua në vitin 1998. Raymond James Stadium, që është shtëpia edhe e skuadrës universitare të South Florida Bulls mund të mirëpresë 65.890 spektatorë. Pa mbulesë, stadiumi ka një formë oktagonale, por karakteristika që e bën unik mes impianteve të NFL është anija e piratëve: një strukturë e madhe betoni e lartë 31 metra e me peshë 43 ton, vendosur në krahun verior. Sa herë që Buccaneers shënojnë, topat e saj qëllojnë, mëkat që gjatë këtij Super Bowl ceremonia nuk do të kryhet.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI