Flash

Video/ Fanella e Vangjelit pas golit ndaj Skënderbeut: Tirana e Seferi bëjnë dy radhazi

Lapsi.al 6 February 2021
Video/ Fanella e Vangjelit pas golit ndaj Skënderbeut: Tirana e Seferi

Një tjetër fitore, këtë herë ndaj Skënderbeut dhe dedikimi prekës për Kristi Vangjelin, lojtarin korcar të bardhebluve tërhequr nga fusha për shkak të humbjes së të vëllait. Shehi merr suksesin e dytë radhazi, që kur është ulur në pankinën kryeqytetase e Seferi shënoin golin e dytë radhazi në kampionat, pas atij në Fier kundër Apolonisë.

Debutim me humbje për trajnerin Migen Memelli, në stolin e skuadrës korçare, përballë kampionëve të Superiores, i mundur 2-0 nga Tirana në “Selman Stërmasi”. Seferi në minutën e 10-të dhe Hoxhallari në të 18-tën, i siguruan 3 pikë të arta bardhebluve, që ngjiten në kuotën e 26 pikëve, duke hedhur vështrimin nga vendet e para: "Ne nuk duhet të mendojmë për vendin e parë në fillim - shpjegoi Shehi -. Duhet të mendojmë për atë që kemi më afër tani. Kemi menduar që lojtarët që janë rikthye nga dëmtimet t’i aktivizojmë pak nga pak, për t’i afruar me grupin. Duan pak kohë. Gradualisht edhe ata të marrin formën dhe minutat e duhura, pasi janë shumë të rëndësishëm për ne".

"Nuk jemi munduar të mbrohemi që të mos pësojmë gol - vazhdoi tekniku bardheblu -. Duhet të jemi të sigurt në fazën kur kemi topin. Nëse e mban kundërshtari topin, bëhet me e vështirë për ne. Më vjen mirë që Seferi ia doli të shënojë përsëri dhe ka vazhdimësi, por e rëndësishme është që skuadra ka ekuilibër". Skënderbeu me këtë humbje është zhytur në krizë të thellë rezultatesh, duke u pozicionuar në vendin e fundit me 12 pikë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI