Flash

Real Madrid copëtohet: pas Hazard, edhe Sergio Ramos humbet 1/8 e Champions

Lapsi.al 6 February 2021
Real Madrid copëtohet: pas Hazard, edhe Sergio Ramos humbet 1/8 e Champions
Situata e Real Madrid nuk ishte më e mira prej kohësh, me rezultate jo saktësisht në përputhje me të kaluarën e lavdishme të klubit në kampionat, eleminimin e pabesueshëm në Kupën e Mbretit dhe një trajner që është vënë në pikëpyetje vazhdimisht. Tani ekziston edhe problemi i dëmtimeve. Pas Hazard, i cili pësoi një dëmtim të muskujve, është mësuar edhe se është e sigurt që Blancos duhet të bëjnë pa zemrën e mbrojtjes Sergio Ramos, i cili iu nënshtrua një operacioni jo invaziv për të pastruar meniskun e gjurit të tij të majtë, për të paktën gjashtë javë. Reali me të cilin do të përballet Atalanta në Ligën e Kampionëve, me pak fjalë, nuk do të jetë skuadra që bëri që Evropa të dridhet në dekadën e fundit. Sigurisht që nuk do të ketë Hazard në ndeshjen e parë, ndërsa mbrojtësi simbol i klubit do të mungojë në të dy përplasjet e 1/8 të Champions. Për ekipin e Gasperini një mundësi e shkëlqyer për të ëndërruar akoma çerekfinalet.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI