Flash

Video/ Teuta fitore me fat, Martini bën profetin: “Me ekipet e vendeve të fundit, të gjithë do ta kenë vështirë”

Lapsi.al 6 February 2021
Video/ Teuta fitore me fat, Martini bën profetin: “Me ekipet e

Një fitore e rëndësishme e Teutës, pikërisht në javën që pa të pengohej Vllaznia kryesuese. Fitore pas dy ndeshjesh për durrësakët, në një ndeshje të vuajtur përballë Apolonisë, zgjidhur nga një gol i Rustem Hoxhës që nxjerr nga telashet Teutën dhe e kthen skuadrën e Martinit në shinat e pretendentëve. “E kam thënë se të rëndësishme janë pikët, lufta është e egër. Me Apoloninë dhe Skënderbeut duhet të luash fort. Arritëm të shënojmë. Normalisht, punojmë për ta rregulluar shënjestrën. Me këto ekipe të vendeve të fundit, të gjithë do ta kenë vështirë me Apoloninë, që ka bërë një ndeshje shumë të mire” vlerësoi Martini.

Dejvi Bregu ishte njeriu më i rrezikshëm për Teutën e nga këmbët e tij kaluan të gjithë aksionet offensive të skuadrës së Martinit. Vlonjati megjithatë mundësinë më të mirë e pati në të 24′, por gjeti të pakalueshëm Harizajn. Të paktën në pjesën e parë ishte një duel mes Bregut e portierit fierak, ndërsa për Aploninë Levendi mund të kishte shënuar tetë minuta nga fundi, kur përfitoi nga gabimi i Arapit: “Vila, Bregu me Krasniqin kanë kualitet, jam i sigurtë që do na shërbejnë në momentet më të rëndësishme – shpjegoi tekniku shkodran -. Mbetet për të rregulluar shënjestra. Nuk është lehtë të përshtatesh me mënyrën e re të lojës, sepse Bregu dhe Krasniqi kanë luajtur deri sezonin e kaluar me një ekip tjetër si Skënderbeu. Punojmë përditë. Kanë luajtur ndryshe te Skënderbeu. Nuk është lehtë të ambjentohesh me një stil të ri loje”.

Me këtë fitore durrsakët janë me 30 pikë në shoqërinë e Lacit, një më pak se Partizani, ndërsa vendi i parë është vetëm 7 pikë larg.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI