Flash

Video/ Ronaldo bën diferencën: Kumbulla nuk e përballon, Juventus i treti

Lapsi.al 6 February 2021
Video/ Ronaldo bën diferencën: Kumbulla nuk e përballon, Juventus

Juventus vazhdon të fitojë e Ronaldo vazhdon të shënojë. Kampioni portugez ka shënuar golin e tij të 16° në kampionat dhe e bëri pas vetëm 13’ lojë, për tia bërë Romës ndeshjen në ngjitje. Dyfishimi erdhi në një devijim fatkeq të Ibanez që kërkoi të ndalonte CR7: Juventus parakalon verdhekuqtë në renditje, duke u ngjitur në kuotën 42.

Juventus u imponua 2-0 ndaj Romës, duke i parakaluar në renditje në vendin e tretë. Ky është suksesi i gjashtë radhazi për të besuarit e Pirlos, që vë përfund edhe ekipin e fundit në 5 më të mirët që u kishte rezistuar deri më tani. Ronaldo gjeti rrugën e golit përsëri, madje rrezikoi të shënonte një tjetër dygolësh, nëse nuk do ta kishte ndalur traversa. Atë që nuk e bëri portugezi e bëri i pafati Ibanez, por CR7 ishte ai që bëri diferencën mes dy skuadrave në fushë.

Interi tani është + 5, por Juve ka një ndeshje më pak. Nga ana tjetër, Roma humbet mundësinë për një avancim në renditje, duke konfirmuar se ata janë "alergjikë" ndaj emrave të mëdhenj, dhe ndaj Juves në veçanti.

ITALY - SERIE A

Atalanta 3 – 3 Torino

Sassuolo 1 – 2 Spezia

Juventus 2 – 0 Roma

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI