Flash

Shuhet ish-trajneri i Skënderbeut: Duka mesazh ngushëllimi për Kërçiç

Lapsi.al 7 February 2021
Shuhet ish-trajneri i Skënderbeut: Duka mesazh ngushëllimi për

Milutin Kërçiç kishte mbetur në zemrat dhe mendjen e të gjithë tifozëve korçarë, sidomos të atyre të viteve 70’-80’, ku ishte një prej më të dalluarve të brezit të artë të asaj kohe. Me talentin që shfaqte në fushë, ai bëri që shumë sportdashës të dashuroheshin me lojën që bënte e për këtë arsye dhimbja për ndarjen e tij nga jeta në moshën 63 vjecare është e madhe. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila mbrëmjen e së shtunës, i ka marrë jetën.

Në sezonin 2010-2011, Kërçiçi ishte edhe pjesë e stafit teknik të Skënderbeut, si dhe ndihmësi i parë i ish-trajnerit Shpëtim Duro. Edhe me ardhjen e teknikut çek Stanislav Levi, ai vazhdoi punën pranë skuadrës si ndihmës trajner, por edhe si përkthyes për lojtarët sllavë që luajnë te kjo skuadër, duke patur një meritë të madhe në ndërtimin e Skënderbeut të madh.

Për ndarjen nga jeta të Kërçiç ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, që ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe miqtë e ish-futbollistit e, më pas, trajnerit të Skënderbeut.

MESAZHI I NGUSHËLLIMIT I DUKËS

Kjo e dielë nisi me një lajm të trishtë për futbollin shqiptar dhe për komunitetin sportdashës korçar.

Milutin Kërçiç, ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar Shpresa u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Kërçiç është një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e klubit korçar, ku luajti në vitet ’70-’80 dhe kontribuoi më pas me përvojën e tij të vyer për disa sezone si pjesë e stafit teknik.

Me talentin e tij ai rrëmbeu zemrat e tifozëve korçarë, duke mbetur një nga futbollistët më të dashur për këtë komunitet.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.

I paharruar qoftë kujtimi i Milutin Kërçiç!

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI