Flash

Video/ Josa tërbohet me arbitrin: Kukësi ndëshkohet nga Kastrioti dhe nuk i afrohet kreut

Lapsi.al 7 February 2021
Video/ Josa tërbohet me arbitrin: Kukësi ndëshkohet nga Kastrioti

"Nuk dua t’i futem problemeve me arbitrimin. Do të ishte një justifikimi nëse merrem me arbitrimin, nuk dua të justifikoj humbjen. Lojtarët tanë, sidomos ata që ishim mesfushorë, ku bëmë ndryshime, erdhën ta marrin topin jo në thellësi, por shumë mbrapa dhe aty u bë çdo gjë më e lehtë për Kastriotin". Në fjalët e teknikut të Kukësit Mirel Josa ndihet zhgënjimi për një mundësi të madhe të humbur, për të rikuperuar pikë kryesuesve të kampionatit. Pas 3 suksesesh radhazi, skuadra veri lindore u mposht nga Kastrioti me rezultatin 0-1 në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”. Blutë dështojnë ti afrohen Vllaznisë, por ndërkohë kanë parë ti largohen edhe pretendentët e tjerë, të gjithë fitues në javën e 18 të Superiores.

Sulmuesi brazilian De Silva, shënoi golin vendimtar që i dhuroi 3 pikë krutanëve, me golin e realizuar në minutat shtesë të pjesë së parë. Kukësi nuk arriti të përfitojë, për të marrë qoftë edhe një pikë, edhe kur, prej minutës së 73-të, Kastrioti luajti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Shkallës: "Nëse do i shikojmë faullat e parë, arbitri duhet t’i ndërpriste me karton, në mënyrë që lojtari ta dinte për herën tjetër çfarë do të ndodhë - tha Josa -. Ky ishte gabimi i arbitrave mendoj. Megjithatë unë të gjithën e kam te vendosmëria. Ka shumë gjëra për të diskutuar, të cilat do i diskutoj me skuadrën".

Ky ishte suksesi i dytë ndaj Kukësit në këtë sezon për Kastriotin, që edhe në fazën e parë triumfuan me rezultatin 1-0, falë golit të Patrik Bardhit. Me këtë fitore, skuadra e Ndreut u ngjit në kuotën e 24 pikëve, 2 më pak se verilindorët dhe Tirana që mbajnë vendin e 5-të dhe 6-të respektivisht në klasifikim.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI