Flash

Video/ Leksion i Pep për Klopp: City merr zvarrë Liverpool, Alisson një katastrofë

Lapsi.al 7 February 2021
Video/ Leksion i Pep për Klopp: City merr zvarrë Liverpool, Alisson

Manchester City mposhti Liverpool me një 4-1 të qartë në Premier League, në javën e 23, e u shkëput në krye të renditjes, duke arritur në +5 ndaj Manchester United. Gundogan humbi një penallti në minutën e 37-të, por më pas shënoi një dygolësh në minutën e 49-të dhe 73-të, me në mes barazimin iluzionues të Salah me një penallti në minutën e 63-të, që vetëm sa tërboi miqtë. Sterling dhe Foden mbyllën llogaritë në minutën e 76 'dhe 83'.

Në fërshëllimën e trefishtë, ndjesia është ajo e dorëzimit të stafetës përfundimisht: City mori një fitore të shkëlqyer, të arritur në pjesën e dytë, duke fluturuar në +5 mbi Manchester United, i dyti në renditje. Potencialisht, ndër të tjera, mund të arratiset edhe më shumë, pasi ka luajtur një lojë më pak se rivalët. Në Anfield, kundër Liverpool, ajo mes Jürgen Klopp dhe Pep Guardiola është një ndeshje shahu vetëm në pjesën e parë. Loja vertikale e propozuar nga formacioni i trajnerit gjerman dhe ajo horizontale e kolegut katalanas kanë anuluar njëri tjetrin deri në minutën e 37, kur City ka rastin e parë flagrant për të kaluar në avantazh: Fabinho pengoi Sterlingun në zonë dhe penalltia është evidente, por Gundogan i bëri një favor Alisson duke goditur në qiell. Gjermani, megjithatë, përmirësoi situatën në të 49: Sterling është sërisht inspirues, me një driblim në zonë dhe pasimin për Foden, që goditi mbi portierin e Reds, me Gundogan që ishte më i shpejti për ta depozituar topin në rrjetë. Goli e shkundi Liverpoolin, që barazoi në minutën e 63: Salah fitoi me mjeshtëri penalltinë dhe po vetë e finalizoi me qetësi.

Duket si preludi për një finale të ashpër, por papritmas Liverpool u shua: në të 71 'Stones shënoi në zhvillimin e një goditje standarde, por goli (saktë) u anulua për offside. Pesë minuta më vonë Alisson gaboi dy rivënie në lojë në harkun e pak sekondave dhe në rastin e dytë i dorëzoi topin Foden, që krosoi në zonë për devijimin vendimtar të Gundogan. Mbrëmja e zezë e ish-portierit të Romës kompletohet në minutën e 76: një tjetër rivënie e gabuar, Bernardo Silva e shfrytëzoi me pasimin për Sterling, që shënoi me kokë nga fare pranë. Liverpool është në kaos të plotë dhe në të 83’ Foden mbylli llogaritë. Manchester City kontrolloi deri në fërshëllimën e fundit të Oliver dhe arrin fitoren e dhjetë radhazi në Premier League, e katërmbëdhjeta duke marrë parasysh edhe Kupën e Ligës dhe FA Cup. Për momentin, me pak fjalë, nuk ka asnjë kundërshtar që ti rezistojë, të paktën brenda kufijve të Anglisë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI