Flash

MotoGP/ Zjarri përfshin cirkuitin e Argjentinës: miliona euro dëme, frikë për muzeun Fangio

Lapsi.al 7 February 2021
MotoGP/ Zjarri përfshin cirkuitin e Argjentinës: miliona euro
Shanset tashmë të pakta për rikthimin e GP të Argjentinës në kalendarin e Moto Gp - anuluar në vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe këtë vit u zhvendos në fund të sezonit për një datë të pacaktuar - janë eleminuar pothuajse krejtësisht nga zjarri i dhunshëm që ka përfshirë në orët e fundit pjesën e sipërme të strukturës e cila strehon garazhet, dhomën e shtypit dhe zonën VIP të cirkuitit Termas de Rio Hondo. Përveç shtrirjes së zjarrit, operacionet për të luftuar flakët u bënë edhe më të vështira nga era e fortë që frynte në Termas. Praktikisht është shkatërruar e gjithë ndërtesa. Zjarrfikësit po punojnë në përpjekje për të shpëtuar mjediset e muzeut kushtuar Juan Manuel Fangio. Një hetim ka filluar për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet lokale kanë konfirmuar mungesën e viktimave ose të plagosurve. Është shumë e vështirë në këtë pikë që etapa e Amerikës së Jugut të Kampionatit Botëror, i zhvendosur në fund të kalendarit së bashku me GP të Amerikave, mund të zhvillohet në të vërtetë. Përveç spostimit fillestar nga pranvera në vjeshtë - shkaktuar nga pandemia, që tashmë kishte bërë të "kapërcehej" gara në vitin 2020 - tani duhen bërë llogaritë edhe me dëmet (miliona euro) të shkaktuara nga flakët.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI